Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbuluan pak kohë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë. Pas disa muajsh pritjeje, ata kanë ndarë edhe gjininë e bebushit, që do të jetë një djalë. Së fundmi, kanë realizuar edhe Babyshowr-in.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Për këtë moment të veçantë, Einxhel ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto të bukura nga festa. Në fotografi shihen Einxhel dhe partneri i saj, Dj Dagz, pranë djalit të tyre 3-vjeçar, Trev, duke festuar së bashku këtë lajm të mrekullueshëm.

Me barkun e rrumbullakosur dhe një veshje të thjesht por shumë stil, Einxhel ka pozuar me barkun e rrumbullakosur duke krijuar kujtime të paharrueshme për të voglin që do të vijë në jetë së shpejti. 

Ky lajm është pritur me shumë gëzim nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur urimet e tyre më të mira për këtë familje që po rritet me shumë dashuri.