Pranvera ka trokitur dhe në ka një moment të përshtatshëm për të bërë një rifreskim të shtëpisë, arredimit, apo thjesht një pastrim me themel, koha është tani. Pastrimi nuk ka pse të jetë diçka e lodhshme dhe një proces stresues, por nëse është i tillë për shumë prej jush, do të thotë që nuk keni pajisjet e duhura që ju vijnë në ndihmë. Me zgjidhjet inteligjente të pastrimit nga Samsung, kryerja e punëve të shtëpisë nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe tani me promocionin e pranverës është momenti i duhur për të investuar në pajisje inteligjente që do j'ua bëjnë jetën më të lehtë. Nëse dëshironi të pastroni çdo cep të parketit, të organizoni rutinën tuaj të larjes së rrobave apo të mbani të pastër kuzhinën. Samsung ka pajisjet e duhura që ju vijnë në ndihmë.
Pastrim më i zgjuar dhe i lehtë
Për një pastrim të thellë të çdo lloj dyshemeje, Samsung Bespoke JetTM ofron një thithje të fuqishme dhe një stacion pastrimi Clean StationTM që zbraz automatikisht koshin e pluhurit, duke mbajtur duart dhe shtëpinë tuaj të pastra. Dizajni i tij i lehtë dhe ergonomik e bën të lehtë pastrimin e pluhurit dhe mbeturinave në të gjitha sipërfaqet, nga tapetet deri te dyshemetë prej druri.
Rifreskimi i rrobave si asnjëherë më parë
Pastrimi i pranverës nuk ka të bëjë vetëm me rregullimin e shtëpisë—ai përfshin edhe rifreskimin e rrobave tuaja. Kombinimi Samsung AI Smart Dial Washer and Dryer çon kujdesin për rrobat në një nivel tjetër me veçoritë e tij të fuqizuara nga AI që optimizojnë ciklet e larjes për rezultate më të mira. Funksioni Super Speed ëash përfundon larjen në vetëm 28 minuta, duke ju lënë më shumë kohë për gjërat e tjera.
Mbani kuzhinën tuaj të pastër
Pastrimi pas vakteve mund të jetë shumë i lehtë me lavastoviljen Samsung Bespoke, apo me furrën e zgjuar me sistem vetëpastrues. Për një kuzhinë të pastër, Samsung Bespoke Refrigerator mban ushqimet tuaja të organizuara, ndërsa Filtri UV Deodorizing eliminon aromat e padëshiruara. Tani keni mundësinë t'i blini me zbritje deri në 25% dhe të merrni garanci shtesë, me regjistrimin dhe vlerësimin e pajisjes në faqen e internetit. Shfrytëzojeni mundësinë për të përmirësuar shtëpinë tuaj dhe kushtojini më shumë kohë asaj që doni më shumë!
Oferta zgjat deri më 27 prill, ku të gjithë do të mund të përfitojnë zbritje deri në 25% për pajisjet shtëpiake të zgjedhura Samsung! Përveç kësaj, një garanci shtesë deri në tre vjet për modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, tharëseve dhe pajisjeve inkaso të kuzhinës, si dhe një garanci shtesë për një vit për modele të caktuara të fshesave me korrent, duke ju ofruar siguri dhe qetësi në planin afatgjatë. Mos e humbisni mundësinë për të përmirësuar shtëpinë tuaj me pajisje të cilësisë së lartë me zbritje të mëdha!
*Promocioni për ushtrimin e së drejtës për një zbritje deri në 25% zgjat duke filluar nga data 17/03 deri më 27/04/2025 ose deri sa të mbarojë stoku tek partnerët e shitjeve të Samsung të renditur në rregullat e promocionit që përcaktojnë në mënyrë të pavarur zbritjen dhe çmimin e shitjes me pakicë.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/