Auguste Rodin i dha një jetë të re mediumit të skulpturës me teknikat dhe përqasjet e tij novatore për skulpturat në bronz dhe mermer. Megjithëse, veprat e tij mund të jenë të njohura universalisht, jeta e tij nuk ka qenë e tillë. Lexoni për të mësuar më shumë rreth mistereve, intrigave dhe pasioneve që e bëjnë jetën e Rodin, një jetë magjepsëse. 

#1 Ai ka qenë i apasionuar pas skulpturës greke
Arti i Greqisë antike e ka qenë një influencë e fuqishme për skulptorin, i cili çmonte veçanërisht shumë cilësinë e shkëlqimit të këtyre skulpturave. Ai kishte grumbulluar disa fragmente të skulpturave, vazove greke etj. Ai e rrethonte veten me statuja greke në shtëpinë e tij në ‘Villa des Brillants’ dhe më pas tek ‘Hôtel Biron’. Ashtu si artistët e Greqisë Antike, Rodin kërkonte që të përdorte natyrën si model dhe ai i vëzhgonte gjithëmonë subjektet e tij me kujdes përpara fillimit të punës. Gjithashtu, është thënë shpesh se, Rodin ka qenë i influencuar nga Michelangelo, duke qenë se të dy artistët paraqisnin personazhe të munduar nga vuajtja dhe drama.

#2 Arti i tij nuk u vlerësua menjëherë
Megjithëse, sot vepra e tij vlerësohet në të gjithë botën, talenti i tij nuk është vlerësuar dhe pranuar menjëherë nga bashkëkohësit e tij. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, ai u kritikua për stilin, sepse ai nuk konformohej me atë që konsiderohej si e pranueshme për kohën. Ai nuk e kaloi provimin e pranimit në Shkollën e Arteve të Bukura tre herë. Vetëm në të 40-tat e tij ai arriti që të merrte komisionin (porosinë) e tij të parë kryesore, “Portat e Ferrit”.

#3 Disa nga veprat e tij janë kundërshtuar deri në ekstrem
Nëse sot Auguste Rodin është një nga artistët kryesor, gjatë jetës së tij ai ka ecur kundër traditave estetike të kohës. Një shembull i hershëm i vullnetit të tij për farkëtimin e një shtegu të ri për artin është skulptura e tij “Burri me hundën e thyer”, e përfunduar kur ai ishte vetëm 25 vjeç dhe që u refuzua nga Salloni i vitit 1865, sepse ajo nuk u konsiderua një skultpurë mitologjike. Ai është akuzuar gjithashtu për mashtrim për krijimin e skulpturës “Epoka e bronzit”; vepra ishte aq realiste saqë u dyshua që ajo të ishte krijuar duke e derdhur skulpturën në një model të gjallë. Së fundmi, skulpturat e njerëzve të mëdhenj si ajo e Viktor Hygosë u prit me kriticizëm, ajo e Clemenceau, dhe në fund, ajo e Balzakut, u refuzua nga ‘Société des gens de lettres’. Ata ishin shprehur se skulptura dukej si “një njeri prej bore”.                            

#4 “Puthja” dhe “Mendimtari” ishin fillimisht të destinuara për të qenë pjesë e një vepre më të madhe         
Që  të  dyja skulpturat, “Puthja” dhe “Mendimtari” janë frymëzuar nga Ferri i Dantes dhe, padyshim, që janë dy nga skulpturat më të famshme të Rodin. Dhe megjithatë, fillimisht ato ishin të destinuara për një vepër shumë më të madhe. Në moshën 40 vjeçare, Rodin u komisionua për të krijuar një derë për Muzeun e ardhshëm të Arteve Dekorative, një projekt që nuk e pa kurrë dritën e diellit. Ai zgjodhi të përfaqësonte “Derën e Ferrit” nga “Komedia Hyjnore” e Dantes.

#5 Rodin ka bërë gjithashtu edhe një sërë vizatimesh erotike
Këto vizatime të rralla nga Auguste Rodin do t’i kishin shokuar bashkëkohësit e tij. Siç e dimë, Rodin i adhuronte gratë, dhe vizatimet janë një provë për këtë. Ato janë shumë pamore dhe krudo, duke qenë se ka 7000 prej tyre!

#6 Ai e adhuronte Muzeun Britanik
Kur ai shkoi tek Muzeu Britanik për herë të parë në vitin 1881, Rodin u mrekullua me skultpurat e Partenonit. Ai u rikthye atje disa herë dhe u frymëzua nga skulpturat atje për veprat e tij.

#7 Marrëdhëniet e tij me gratë ishin të trazuara
Ne e dimë që Auguste Rodin ka qenë një joshës i madh. Lidhja e tij më e njohur është ajo me skulptoren Camille Claudel. Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, marrëdhënia e tyre ishte e thellë dhe pasionante. Në fillim si studente e tij, më pas si e dashur, ata e fshehnin marrëdhënien e tyre në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe veçanërisht nga Rose Beuret, e cila kishte qenë në një marrëdhënie me Rodin prej 19 vjetësh kur ai u takua me Camille Claudel. Në fakt, Claudel u largua nga Rodin për të zhvilluar skultpurën e saj përtej sferës së influencës së tij. Ajo u vetdisatancua në mënyrë që të ishte në gjendje për të ndërtuar reputacionin e saj. Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitet 1890. Camille ushqente mëri dhe zemërim kundër Rodin, duke e akuzuar se ai konspironte kundër saj. E ëma e internoi Camille-n në një azil ku ajo qëndroi deri në vdekjen e saj. Sa për Rodin, ai më në fund u martua me Rose Beuret në vitin 1917 dhe që të dy vdiqën po atë vit.

#8 Rodin nuk ka skalitur kurrë vet në mermer
Megjithëse, zakonisht ai fotografohej me një çekiç dhe daltë, Rodin nuk ka skalitur kurrë mermer vet. Atij i lindi një ide, dizenjonte modele prej argjile dhe allçie, por ai kishte asistent që skalisnin skulpturat e mermerta dhe ai vet bënte vetëm disa ndërhyrje përfundimtare. Ai nuk e mohoi kurrë që punonte në këtë mënyrë. Shumë artistë kanë punuar në këtë mënyrë, por në vitin 1900, një metodë e tillë pune ishte subjekt kriticizmi. Ai u akuzua se drejtonte një fabrikë, ndërkohë që të tjerë debatonin rreth natyrës së veprës së artit. Nëse ato nuk ishin bërë nga vet dora e artistit, a duhet të konsideroheshin ato me të vërtetë si vepra të Rodin?

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/8-things-know-auguste-rodin/