Ndoshta një nga veprat më të famshme të artit modern, së bashku me Supat ‘Campbell’ të Andy Warhol dhe ‘Guernica’ nga Pablo Picasso, “Britma” e Edvard Munch shquhet menjëherë. Qielli me vorbulla në hije të kuqe dhe të verdha, fytyra e shfytyruar, ankthioze në plan të parë, goja e ngrirë e hapur tejpërtej, duke shprehur vetëm atë që ne mund ta imagjinojmë si një tingull i brengosur shqetësimi. Edhe mbi një shekull pas krijimit të saj, kjo pikturë nuk e ka humbur fuqinë e saj dhe vazhdon të rrezatojë në botën e sotshme një si shprehje ankthi gjunjëzues. Një testament i famës së saj, në maj të vitit 2012 varianti në shkumës mbi karton e vitit 1895 i veprës, u shit nga Sotheby për një shumë prej 120 milionë dollarë amerikanë, duke e kthyer atë në veprën e artit më të shtrenjtë që ishte shitur ndonjëherë në ankand, në atë kohë. Vepra është gjithashtu gjerësisht e famshme në kulturën popullore, nga shprehja e posterit të Kevin McCallister-it tek filmi “I vetëm në shtëpi” deri tek ‘emoji’ me fytyrën si britmë?. Në këtë artikull, Artsper ju ndihmon të kuptoni këtë vepër ikonike dhe shumë shpejt ju do të jeni në gjendje që të impresioni miqtë dhe familjen tuaj me dijet tuaja të reja.

Kjo vepër është mbështetur në një vizion
Nv thelb, “Britma” është një vepër autobiografike e mbështetur në një vizion të Munch ndërkohë që ai kishte dalë jashtë me dy miq të tij. Ai e regjistroi këtë frymëzim që qëndron pas kësaj vepre në një shënim në ditarin e tij më 22 janar 1892. Ai shkruan se si”papritur qielli u bë gjak i kuq” dhe “qielli i përflakur u var si gjak dhe shpatë përmbi gjirin blu të zi dhe mbi qytet”. Ai e përshkruan vetveten si të ngrirë dhe “duke u dridhur nga ankthi”, ndërkohë që ndjente “një britmë të madhe të pafundme që vinte nga natyra.”

Qielli shtypës me vorbulla në ngjyra të ndezura dhe peisazhi në formë kurbash janë mishërime të vizionit që përshkruan Munch. Artisti portretizon një botë që është jashtë kontrolli. Figura, trupi i së cilës imiton çrregullimet e kurbvëzuara të peisazhit, është ankoruar në mënyrë të vendosur tek kaosi që e rrethon. Në kontrast të zymtë janë linjat e urës që presin tejpërtej imazhin nga e djathta në të majtë, një krijim i bërë nga njeriu i paprekur nga shqetësimet e mjedisit përreth. Në mënyrë të ngjashme, dy figurat në sfond, ndoshta përfaqësimet e dy miqve të Munch në vertikalitetet e tyre, shfaqen në mënyrë të barabartë të paprekur nga britma që ka ndjerë artisti. Ndarja ndërmjet këtyre dy pjesëve të imazhit duket se hijëzon faktin që, ndoshta ky shformim në peisazh dhe figura nuk janë parë, por janë ndjerë (jo si diçka që shikohet, por që ndjehet) siç e përshkruan edhe Munch në ditarin e tij. Kjo i hap rrugën interpretimit të veprës si paraqitja e një lufte, ankthi dhe hutimi të brendshëm.  

Një luftë e brendshme e paraqitur përmes artit?
Jeta e Munch ishte e ‘martuar’ me tragjedinë. Ai  humbi të dyja, nënën dhe një motër shumë herët në jetë, i ati vuante nga depresioni, një nga motrat e tij ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundje mendore dhe vëllai i tij vdiq kur ishte ende i ri. Vet Munch kishte një gjendje mendore dhe fizike të brishtë dhe vuante nga alkoolizmi. Këto detaje biografike shpesh parashtrohen si shpejgimi kryesor i veprave ekspresioniste të artistit, por ne ralitet mund të mos jetë kaq e thjeshtë.  

Munch ishte një artist dhe një mendimtar, i cili ishte i interesuar jo vetëm mbi vet jetën e tij, por më përgjithësisht për shoqërinë dhe botën që e rrethonte. Lëvizja simobliste e kohës i nxiste artistët që të shikonin brenda tyre për frymëzim, diçka që Munch mund ta ketë kanalizuar tek veprat e tij. Për më tepër, fundi i shekulli të 19-të dëshmoi fillesat e psikiatrisë dhe të psikanalizës, si mënyrat për të kuptuar natyrën dhe përvojën njerëzore, dhe këto teori të reja shumë mirë mund ta kenë frymëzuar artistin.

Kështu, ndonëse piktura mund të shikohet si një portretizim i ndjenjave të Munch, kjo nuk shpjegon është gjithçka. Në fakt, depersonalizimi i figurës në plan të parë, mund të jetë tregues i një dëshire për ta kthyer veprën kundrejt një audience më të përgjithshme.

Shpjegimet e tjera
Historianët e artit janë përpjekur ta shpjegojnë veprën në mënyra të tjera. Për shembull, ngjyrat e ndezura të qiellit mund të jenë frymëzuar nga perëndimet impresionuese të cilat ndodhën në botë pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi, që çliroi pluhur vullkanik në atmosferë. Figura është lidhur gjithashtu edhe me mumjen peruviane e cila u zbulua gjatë Panairit Botëror të Parisit në vitin 1889.

Munch ka krijuar katër variante të “Britmës”
Munch krijoi katër variante të skenës, si edhe një variant litografik në vitin 1895. Vepra e parë u përfundua në vitin 1893, dhe është realizuar në karton duke përdorur vaj, bojë tempera dhe shkumës. Dy variantet me shkumës, janë realizuar në vitet 1893 dhe 1895. Këto, u pasuan më vonë nga një pikturë me bojra tempera. Munch ishte i interesuar mbi mundësitë shprehëse të mediumeve të ndryshme. Përdorimi i shpeshtë nga ana e tij e të njëjtit subjekt, tregon shtrirjen që patën në veprën dhe tematikat e përdorura prej tij - jeta, vdekja dhe ankthi dhe shqetësimi që ato përfaqësonin për artistin gjatë asaj periudhe.

Munch rrallë i është rikthyer sërish këtij stili shqetësues  
Pavarësisht fiksimit të Munch-ut me këtë skenë të veçantë përgjatë disa viteve, ai thuajse rrall iu rikthye këtij stili kaq të shformuar në vepra të tjera. “Britma” është vepra më jorealiste e Munch. Thellësitë e shformimit mesa duket e kanë shqetësuar artistin. Në një nga variantet në pronësi të Galerisë Kombëtare të Oslos, ai ka shkruar: “mund të ishte pikturuar vetëm nga një i çmendur”. Edhe gjatë viteve 1883-1910, periudhë gjëtë së cilës ai krijoi disa variante të veprës, Munch vazhdoi të pikturonte portrete të miqve dhe të familjes, si edhe peisazhe të ëmbla, si edhe disa pamje nga deti.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-scream-by-edvard-munch/