A është e mundur të shikosh diçka jashtëzakonisht të bukur: një burrë, një grua, një fëmijë, një pemë, një shtëpi, një pikturë, çfarëdolloj gjëje që të jetë ajo, dhe thjesht ta vëzhgoni atë pa ndërhyrjen e mendimit? Dhe kur ndërhyn mendimi, ka një veprim tërësisht të ndryshëm, si në rastin kur mendimi ndërhyn me dëshirën. Kur mendimi ndërhyn me dëshirën, që bëhet kënaqësi, atëherë aktiviteti ka tërësisht një kuptim të ndryshëm – që është veprimi. Dhe kur mendimi nuk ndërhyn me dëshirën, edhe att sërish kemi një veprim tërësisht të ndryshëm, i cili nuk është i lidhur me kohën. Kështu, e gjitha kjo është se ne po kërkojmë të hetojmë mbi natyrën, ose që të arrijmë tek ajo gjëja që e quajmë dashuri.
Dhe ne po bëjme pyetjen nëse dashuria është e diçkaje jo me energji të njëjtë si urrejtja.
Duhet ta mbajmë këtë në mendje, përndryshe do t’i largohemi pyetjes kryesore. Dhe që ti përgjigjemi kësaj pyetje, në të vëretëtë, ne duhet të çlirojmë mendjen nga dëshira dhe kënaqësia për ta zbuluar atë.
Zotëria aty pyeti, si?
A ka një se si?
A ka një metodë – dëgjojeni pyetjen – a ka një metodë për të çliruar mendjen nga kënaqësia?
Dhe ndjekja e një metode për të arritur rezultatin sërish bazohet tek kenaqësia. Pra nuk ka një se si, ka vetëm një gjendje dëgjimi. Dhe kur ne dëgjojmë në mënyrë të plotë edhe kjo pyetje e merr përgjigjen e vet. A e shikoni, para së gjithash, zotëri, si e shikoni diçka në mënyrë të plotë? Ti thua që nuk është e mundur, dhe kur thua që nuk është e mundur, ti që në këtë çast e ke bllokuar veten jashtë nga gjetja e kësaj përgjigjje.
Kështu, për ta gjetur duhet të shikoni vet mendjen tuaj duke parë një mikun tuaj apo dikë, ose një pemë, si e shikoni ju atë, përse krijojmë ne një imazh të diçkaje tjetër dhe e mbajmë atë me vete?
Dhe nuk është e mundur që në çastin e përjetimit, që ta jetoni atë kaq plotësisht, ose që ta lejoni që ajo t’ju përshkojë që të mos mbetet asnjë imazh, asnjë shenjë? Ju lutem, këto që të gjitha janë pyetje të cilat duhet të kenë përgjigjje jo me fjalë, por nga një perceptim dhe zbulim drejtëpërdrejtë aktual. Dhe për të zbuluar diçka të re kërkon një kërkim, një meditim të jashtëzakonshëm. Këto nuk janë gjëra që të vijnë sepse keni ardhur në një takim të caktuar për një orë dhe të mendosh – duhet të punosh tmerrësisht shumë. Duhet të punosh fort për të fituar jetesën tënde, duhet të shkoni në zyrë çdo ditë, por kjo kërkon një vigjilencë shumë më të madhe, një ekzaminim shumë më të kujdesshsëm, dhe kur dikush nuk ka energjinë, durimin ose interesin, sepse kjo është dicka jo fitimprurëse, ajo nuk ju sjell asnjë përfitim, financiar apo diçka tjetër.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y