Nëse unë bëj një përpjekje të vetëdijshme për ta gjetur atë, atëherë përpjekja ime e vetëdijshme duhet të ketë një lloj kuptimi të saj. A e kuptoni? Unë duhet ta di këtë tashmë, duhet ta kem nuhatur, ta kem shijuar, ta njoh cilësinë e saj, dhe nëse une e di, ai është thjesht një kujtim. Dhe është një kujtim, i cili përbëhet prej kohe dhe a ka ai kujtim, dhe ajo kohë, ndonjë gjë që të bëjnë me dashurinë?

Pra, si e gjejmë këtë?

Si arrijmë tek ajo?

A e kuptoni?

A po shprehem qartë?

Është si të kërkosh nëse ekziston diçka e tillë si ‘Zot’. Ajo fjala ‘Zot’ është e ngarkuar aq rëndshëm saqë e ka humbur të gjithë kuptimin e saj. Nëse dikush do ta zbulojë, nëse ka apo nuk ka, si do të vijojmë? Dukshëm, që ta zbulojmë, të gjitha llojet e besimeve duhet t’u vijë fundi. Dhe kjo do të thotë të gjitha llojet e frikërave duhet tu vijë fundi. Me siguri, apo jo? Besimi është një forme shprese, dhe unë shpresoj sepse jam i dëshpëruar dhe unë shpik një besim, një siguri, një gjendje mendore, e cila thotë ka diçka që është e përhershme, dhe unë besoj tek ajo. Dhe dukshëm unë besoj jo vetëm kushtet, të gjitha ekzaminimet, të gjitha perceptimet, dhe ajo parandalon të gjithë mosveprimin. Jo vetëm që unë duhet të jem i lirë nga çdo formë besimi dhe rrjedhimisht edhe nga frika dhe gjithashtu mendja ime duhet të jetë kaq e mprehtë, kaq e ndjeshme. Ndjeshmëria e shkaktuar nga të ngrënit siç duhet, dhe sjelljen dhe gjendjen psikologjike dhe të gjitha këto. Dhe vetëm atëherë ka një mundësi për të zbuluar diçka.

Mua më duket se, në të njëjtën mënyrë, që të gjejmë ose që të arrijmë tek kjo gjëja që quhet dashuri, që është e ngarkuar kaq rëndshëm, ne duhet të kërkojmë brenda kësaj pyetjes së kënaqësisë dhe të dëshirës. Ne nuk po përpiqemi që ta shtypim dëshirën. Murgjit në të gjithë botën janë përpjekur që ta bëjnë këtë. Dhe ata të ashtuquajturit njerëz fetarë, janë përpjekur që ta kontrollojnë dëshirën, sepse disa autoritete, disa autoritete fetare thonë: ‘Çlirohuni nga dëshira’ sepse dëshira çon në skllavëri.

Kështu, të ashtuqujturit njerëz shpirtëror, çfarëdolloj kuptimi që të ketë kjo fjalë, ata njerëz janë përpjekur ose ta shtypin, eliminojnë, ose ta sublimojnë atë duke u vetidentifikuar me një dëshirë më të madhe. Por ajo mbetet ende brenda modelit, brenda zonës së dëshirës.

Dhe çfarë ka që nuk shkon me dëshirën?

Unë shikoj diçka të këndshme, që të sjell kenaqësi, që është e mrekullueshme. Vetëm duke e parë atë ka një ndjesi, ka një dëshirë nga e gjitha kjo. Pse nuk është kështu? Dhe mendimi vjen dhe i jep asaj dëshire një vazhdimsi dhe gjallëri, dhe nga kjo është ky kërkimi i kënaqësisë. Mendoj se, kjo është e lehtë fare, apo jo, shpejgimi verbal. Por shpjegimi nuk është një fakt, nuk është ajo që ju zbuloni. Nëse e keni zbuluar, ajo do të bëhet tmerrësisht jetësore. Nëse unë e zbuloj se, si mendimi fuqizon dëshirën, duke menduar për diçka që më ka dhënë mua kënaqësi – seksualisht ose intelektualisht, ose një perëndim dielli, ose çdo gjë – duke menduar për këtë, ajo e ka fuqizuar vet natyrën e dëshirës dhe i ka dhënë asaj një vazhdimësi, dhe kjo vazhdimsi kthehet në kënaqësi.

Të gjitha qëndrimet, vlerat dhe kërkesat tona, bazohen tek ky kërkim për rehati dhe kënaqësi. A është e mundur që të mos ndërhyjë mendimi? Unë shikoj diçka shumë të bukur dhe ka një ndjesi të menjëhershme dhe një dëshirë për ta prekur dhe për ta mbajtur atë, që ta zotërosh, që ta bësh tënden.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y