Të bësh një pyetje nuk është që të gjesh një përgjigjje, por që të zbulosh. Natyrshëm, mendja është në pritje, duke pritur, dhe rrjeshimisht nuk është e qartë, e vendosur dhe e aftë për të zbuluar. Dhe kur dikush bën pyetje, gjithashtu duhet të gjejmë se përse i bëjmë këto pyetje.
Unë ndjej se, ne duhet të bëjme pyetje për çdo gjë. Por është shumë e rëndësishme se, përse bëhen këto pyetje, çfarë shtrihet pas tyre, cili është sfondi pas këtyre pyetjeve, cila është gjendja e mendjes që po bën këto pyetje? A po pret ajo për ndonjë përgjigjje, apo ajo po pret që ti thone se çfarë të bëj? Nëse ajo po pret për një përgjigjje, kush do t’i përgjigjet asaj? Dhe një mendje që po pret që të gjejë një përgjigjje nuk është një mendje aktive, thjesht është duke pritur. Unë mendoj se, kur ne ngremë një pyetje, ajo bëhet shumë e rëndësishme. Atëherë pyetje të tilla do të kenë një efekt kataklizmik. Dhe si të tilla, këto pyetje prodhojnë një përgjigjje në vetvete. Kështu, ejani të vazhdojmë dhe të gjejmë se çfarë pyetjesh jeni duke bërë.
Ne e dimë se, çfarë është agresioni, ne e dime se çfarë është dhuna, xhelozia dhe të gjitha këto – që sërish janë një lloj forme energjie, një shprehje e energjisë. Dhe ne, duhet të gjejmë gjithashtu, se çfarë është dashuria. Tani, si e zbulojmë ne këtë? Jo nëse këto energji janë të ngjashme, por se çfarë është dashuria.
A është dashuria kënaqësi, dëshirë?
Po prisni që t’ju përgjigjem unë? Si ta gjejmë?
Apo, a është dashuria një energji në një fushë krejt të ndryshme, e një cilësie të ndryshme, e një dimensioni të ndryshëm?
Dhe si ta gjejmë se çfarë është dashuria?
Jo intelektualisht, jo në mënyrë të argumentuar, jo duke e ndarë atë, duke thënë që ajo është hyjnore, fizike, dhe gjithë të tjerat. Si e gjejm ne natyrën e asaj gjëje? A do ta gjejë këtë mendja jonë e vetëdijshme?
Mendja e vetëdijshme që është mendja e edukuar, e sofistikuar, mendja që ka kaq shumë përvoja, kujtime, meritë të grumbulluar, urrejtje. Le të mos spekullojmë mbi atë se çfarë është dashuria dhe të mos tregohemi fëmijëror.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y