E pamatshmja nuk është e kësaj bote. Ajo nuk është e përbërë nga mendja, sepse ajo që përbëhet nga mendja, mendja mund ta zhbëjë. Të kuptosh të pamatshmen, që do të thotë të hysh në një botë tërësisht të ndryshme, dhe të kuptosh këtë botë në të cilën jetojmë, këtë botë që kemi krijuar ne dhe së cilës i përkasim.

Bota e ambicies, e makutërisë, e zilisë, e urrejtjeve, bota e ndarjeve, e frikës dhe e epshit. Kjo do të thotë se, duhet të kuptojmë vetëveten, vetëdijen dhe të të pavetëdijshmen tonë .Dhe nëse e ndan mendjen, kjo nuk është aspak e vështirë. Nëse doni të njohni me të vërtetë tërësinë e qenies suaj, mund ta zbuloni atë lehtësisht.

Ajo e zbulon veten në çdo marrëdhënie, në çdo çast, kur jeni duke hipur në autobuz, apo duke marrë një taksi, apo duke biseduar me dikë. Por shumica prej nesh, nuk janë të shqetësuar mbi këtë gjë, sepse ajo kërkon një orëvatje serioze, dhe një kërkim këmbëngulës. Shumica prej nesh, janë shumë sipërfaqësor, dhe ne kënaqemi lehtësisht me fjalë të tilla si Zot, Dashuri, Bukuri.

Ne e quajmë veten të Krishterë, Budistë, apo Hinduistë dhe mendojmë se, duke bërë këtë, e kemi zgjodhur të gjithë problemin. Ne duhet ta zhveshim këtë të gjithën prej vetes, ta lëmë që të largohet tërësisht, dhe ajo do të largohet vetëm kur ne të mund të njohim thellësisht vetëveten. Vëtëm duke kuptuar vetveten ne do të jemi në gjendje që të zbulojmë diçka që shkon përtej asaj që është e matshme.  

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=5FpNMVf4jmc