Bisedë e hapur me studentë në Studion Michael Howard
(Shkollë ekselence drame në Nju Jork, USA), 17 prill 2008
Tridhjetë vite më parë kur fillova të jap mësim, mërzitesha shumë, me shumë nga mësuesit me të cilët punoja sepse ata thonin gjëra të tipit: ‘Oh, ai e ka këtë, ndërsa ajo nuk e ka!’ Dhe, kjo gjë më mërziste. Siç ju thashë më parë, unë jam kokëfortë. Gjithashtu jam mësuar me mizorinë, kështu që nuk më pëlqen mizoria. Argëtuese, apo jo!
Në qendër të çdo vepre të Shekspirit ka një mesazh qëndror, atë që nuk duhet t’i keqpërdorim fuqitë apo pushtetin tonë. Dhe, kam parë se si njerëzit e keqpërdorin pushtetin e tyre mbi të tjerët. Gjithsesi, unë fillova të punoja dhe kur unë e vë re se ai personi x e ka apo jo atë – të qenit i pranishëm dhe ndonjëherë ndodh që ai personi e ka këtë dhe ndonjëherë tjetër jo. Në të njejtën kohë kur jipja mësim për shkollën e dramës dhe për aktorë profesionistë, isha duke dhënë mësim në dy burgje të sigurisë së lartë. Dhe, ajo që kuptova me qartësi ishte se çdo i burgosur e kishte atë – të qenit i pranishëm sepse për të mbijetuar në burg ata duhet të jenë të pranishëm. Mbase ata janë shumë të mirë për ta fshehur këtë, por ju nuk do të arrini kurrë t’i shikoni ata të relaksuar, në qetësi. Në fakt, disa prej tyre më thanë se, ata nuk mund të flinin kurrë sepse atyre u duhet të jenë gjithmonë të pranishëm.
Dhe, ndërsa po merresha me përparimin e kësaj pune fillova të besoj se, ne kemi tri nivele energjish, apo tri rrathë energjie. Le të jemi të qartë se, ne kemi nevojë për të tria nivelet e energjive. Ne mund të lëvizim me shumë shpejtësi ndërmjet të triave. Ne mund të jemi fizikisht shumë mirë në një rreth, por jo dhe aq mirë në një tjetër. Unë i ndaj ato në rrathë fizikë, intelektualë, emocional dhe shpirtëror. Por, një interpretues i madh ndodhet në një rreth gjatë gjithë kohës dhe ky është rrethi i dytë – të qenit i pranishëm në moment.
Rrethi i parë i energjive është energjia që kthehet mbrapsht tek ti. Shpesh në trup. Dhe, më tej do të flasë për trupin, zërin dhe frymën, aftësinë për të dëgjuar, për të ndjerë dhe për të menduar në të gjithë këta rrathë. Fillojmë me rrethin e parë.
Në rrethin e parë të energjive, mund t’i thoni çdo gjë çdokujt sepse zëri mbetet pas. Si p.sh., kur thua e di, të dua! Por, kur e thua këtë në fakt je duke ia thënë vetes dhe jo personit tjetër. Kjo ka të bëjë absolutisht para së gjithash me veten tuaj. Ka të bëjë me të shkuarën.
Në anën tjetër, të rrethit të parë është rrethi i tretë i energjive. Ajo është energjia e përgjithësuar që nxirret jashtë. I keni parasysh ata njerëzit që ju zënë hapësirën me praninë e tyre, ata që thithin oksigjenin në një dhomë? - Zakonisht e gjithë energjia ka të bëjë me trupin. Gjoksi i tyre qëndron i ngritur, zëri është shumë i lartë...A e keni vënë re se, të gjitha produksionet e Shekspirti janë në rrethin e tretë ku të gjithë i bërtasin njëri-tjetrit. Megjithatë, rrethi i tretë është shumë i rrezikshëm pasi ai është i energjizuar, energjia del jashtë, shpërndahet. Rrethi i tretë ka të bëjë me të ardhmen dhe është shumë kontrollues. Dhe, ndonjëherë ne kemi nevojë për energjinë e nivelit të tretë. Ndonjëherë, na duhet edhe rrethi i parë i energjive.
Por, gjëja e mrekullueshme e të qenit të pranishëm që ka të bëjë me shkëmbimin e energjive ndërmjet dy njerëzve ku e gjithë vëmendja është e përqëndruar vetëm tek diçka – mund të jetë një qenie tjetër njerëzore, mund të jetë një lodër me të cilën jeni duke luajtur, mund të ketë të bëjë me dëgjimin e muzikës, mund të jetë leximi i një libri në rrethin e dytë. Kështu, ju jeni të lidhur me të dhe ajo gjëja tjetër është e lidhur me ju. Ka të bëjë me marrjen dhe me dhënien e të qenit të pranishëm. Meqë ra fjala, ne të gjithë kemi lindur në rrethin e dytë. Ne kemi lindur aty. Çdo fëmijë vjen në planet në një gjendje vigjilente. Ky është rrethi i mbijetesës. Nuk mund të mbijetosh nëse nuk vjen në rrethin e dytë. A është e drejtë kjo?
Prandaj është shumë e vështirë të mbijetosh kur je i dehur. E them këtë sepse kam pasur një eksperiencë mjaft interesante me një ‘Kalahari bushmen’ (‘Bushmen’ janë banorët më të vjetër të Afrikës jugore, ku ata kanë jetuar për më gjatë se 20,000 vjet). Nëse ecni nëpër shkurre atëherë jeni në rrethin e dytë. Tek Shekspiri të gjitha gjendjet janë në rrethin e dytë. Jam shumë e vjetër për të qenë e ashpër; Dhe e pyeta atë njeriun e shkurrreve - A nuk të kap luani? Sepse të gjithë këmi dëgjuar histori të turistëve që futen në shkurre dhe që i ha luani. Dhe, ai më pa dhe mu përgjigj: ‘Vetëm kur jemi të dehur!’ – Pra, rrethi i dytë, mbijetesa. Është një nivel energjish me intimitet absolut. Më fani, që po e them këtë pasi kjo është e parëndësishme në krahasim me atë që po flasim, por nëse dëshironi të joshni dikë, ftojini për të dalë në një restorant me ju dhe qëndroni me të në rrethin e dytë. Vetëm jini me ata.
Në të gjithë botën njerëzit flasin për Shekspirin dhe ajo që thonë është: ‘Të jesh, apo të mos jesh! Dhe në fakt kjo është çështja. Dhe kjo është çështja për të cilën unë ngre pyetje dhe për të cilën shkruaj në rrethin e dytë. A jemi të pranishëm apo jo? Hamleti mund të porosisë një tjetër pije ‘xhin dhe tonik’ dhe të mos përballet. A e kuptoni se ku dua të dal? – Po...zgjedhja në jetë për tu rikthyer tek të qenit të pranishëm...Sigurisht që jeta do të na nxjerrë jashtë rrethit të dytë të energjive; të njejtën gjë bën edhe me fëmijët. Më kujtohet koha kur kam dhënë mësim në shkolla shumë të vështira. Fëmijët largohen nga shkolla për fundjavë duke qenë plotësisht të pranishëm dhe pasi kthehen, le të themi ne fillim të javës të hënën, ata seç kanë humbur diçka prej tyre.
Të jesh në rrethin e dytë do të thotë të jesh në përpjekje të vazhdueshme për të qënë i/e pranishëm/me. Dhe nëse e humbasim këtë, pra nëse humbasim rrugën se si të kthehemi tek vetja, tek të qenit të pranishëm...Dikush më tha njëherë pas një fundjave se, ‘kur shkoj për në një audicion, provë çdo njeri në panel është në rrethin e parë.’ - Si mendoni, a qëndron kjo? Jo, gjithmonë. Mendoj se, është çështje zgjedhjeje. Është një zgjedhje, për të mos i detyruar ata që të futen në rrethin e tretë të energjive sepse ky rreth nuk ka efekt. Rrethi i tretë nuk funksionon sepse energjitë e tij janë sipërfaqësore. Rrethi i dytë ka të bëjë me barazinë. Në çastin kur në jemi në rrethin e dytë së bashku, ne jemi të barabartë. Disa njerëz nuk duan të vijnë në rrethin e dytë sepse ata ende ndjejnë viktimizimin e rrethit të parë. Po? Ose superioritetin kontrollues të të tretit.
Unë mendoj se ne po e humabsim këtë si komunitet, si shoqëri, dhe kështu ndjehemi më të vetmuar e më të vetmuar. E keni parasysh atë pamjen e një çifti ulur në një restoramt ku të dy janë në rrethin e parë të energjive? Sa njerëz më kanë thënë që jam në një dhomë me një person dhe prapë ndjehem vetëm?! ...Që të lidhemi në mënyrë të vazhdueshme me të tashmen tonë.
***
Patsy Rodenburg është mjeshtre zëri dhe mësuese mbi veprat e Shekspirit. Ajo mban pozicionin e Drejtuese Zëri pranë shkollës prestigjoze të muzikës dhe të dramës ‘Guildhall’ në Londër prej 26 vitesh dhe deri së fundmi edhe pranë Teatrit Kombëtar Mbretëror. Ajo është e mirënjohur ndërkombëtarisht si mësuesja dhe trajnerja më e mirë e zërit në botë dhe si një autoritet i famshëm mbi Shekspirin.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Ub27yeXKUTY