Bisedë e hapur me studentë në Studion Michael Howard

(Shkollë ekselence drame në Nju Jork, USA), 17 prill 2008

Patsy Rodenburg është mjeshtre zëri dhe mësuese mbi veprat e Shekspirit. Ajo mban pozicionin e Drejtuese Zëri pranë shkollës prestigjoze të muzikës dhe të dramës ‘Guildhall’ në Londër prej 26 vitesh dhe deri së fundmi edhe pranë Teatrit Kombëtar Mbretëror. Ajo është e mirënjohur ndërkombëtarisht si mësuesja dhe trajnerja më e mirë e zërit në botë dhe si një autoritet i famshëm mbi Shekspirin.

Dua të flas për aktorët. Do ju flas për rrethin e dytë që ka të bëjë me të qenit të pranishëm. Të jesh në moment, të jesh i angazhuar dhe të krijosh lidhje. Do më dëgjoni t’ju flas me pasion sepse mendoj se, ne si shoqëri jemi duke e humbur prezencën tonë, të qenit të pranishëm në moment. Dhe aktualisht ashtu si një aktor, performues ose si një sportist nëse nuk jeni të aftë të jeni të pranishëm atëherë nuk mund të keni sukses. Aktorët janë një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe dua t’ju flas pak pikërisht për këtë. Mendoj se tani kemi nevojë më shumë sesa kurrë për dramaturgët dhe për aktorët. Do të kthehem pas në kohë, tek Greqia e lashtë, shëruesit e shoqërisë, njerëzit që dëshmojnë të vërtetën. Dhe është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë këtë.  

Fillmisht, kur fillova të punoj në Afrikën Jugore pas aparteidit çdo aktorë me të cilën/cilin kam punuar ishte torturuar gjatë aparteidit. Të gjithë ata! Sepse aktorët janë të rrezikshëm! Siç e dimë disa nga njerëzit e parë në kampet e përqëndrimit ishin aktorë. Dhe, mendoj se ndonjëherë duke qenë se jemi në një botë, të më ndjeni që po shprehem kështu ku mbizotërojnë - dhëmbët dhe gjoksi, dhe ka aktorë të cilët duhet të nxjerrin jetesën dhe ndonjëherë këtë duhet ta bëjmë të gjithë, por e vërteta dhe rëndësia e aktorit është shumë e madhe. Për t’ju ilustruar këtë do t’ju rrëfej dy histori pasi mendoj që janë shumë të rëndësishme në këtë hapësirë. Dhe, ndërkohë që flasim ndër të tjerash do t’ju flas edhe për Shekspirin dhe gjëra të tjera të cilat do të na dalin rrugës.

Përpara disa kohësh mora pjesë në një program në radio për BBC-në me një producente shumë të famshme radioje dhe gazetare. Në panel isha me një agjent i cili përqeshte aktorët. Ai kishte shkruar një libër dhe çdo gjë që bëntë kishte të bënte me histori shumë të këqija rreth artistëve. Ndërsa, unë po mbroja aktorët në program. Deri në një farë pike ajo ishte e gëzuar që unë po mbroja aktorët dhe në fakt ajo është një grua mjaft e ashpër. Dhe në fund të transmetimit ajo më tha: ‘E di dua të të them se... - dihet që djali i saj në moshën 21 vjeçare ka kryer vetëvrasje – ‘E di pse isha e gëzuar që po mbroje aktorët sepse të vetmit që mund të merreshin me mua në dhimbjen time ishin aktorë. Ata ishin të vetmit që erdhën, i ranë derës dhe ishin aty të pranishëm bashkë me mua.’ - Dhe kjo mu duk e mrekullueshme. Sepse kjo është e vërtetë!  

Dhe tani do’tju rrëfej historinë e dytë. Isha në një ‘tour’ promovimi për një nga librat e mi në Australi, në Adaleide (kryeqyteti i Australisë jugore). Kisha rreth 700 veta në një sallë teatri. Shumica prej tyre ishin aktorë dhe artistë. Dhe, sigurisht që, unë isha duke folur për zërin, për çlirimin e zërit, për zbrazjen e tingullit dhe se duke hedhur fjalë atje në audiencë ti, aktori, krijon diçka më vete. Dhe, kjo bëhet në rrethin e dytë, të qenit të pranishëm në moment. Por, për këtë do të flasim më vonë. Por, në një cep atje tej ishte një burrë i vogël me kostum. Dhe ishte e dukshme që ai nuk ishte pjesë e pjesës tjetër të audiencës. Dhe, unë fillova të mërzitesha sepse ai ishte i mërzitur. Dhe, si një qenie njerëzore vanitoze budallaqe të cilën e kemi të gjithë mendova se, mbase ai s’me ka qejf, që ndoshta është edhe e vërtëtë! Dhe, a nuk është kjo diçka interesante kur kupton që s’mund t’i bësh të gjithë njerëzit të të pëlqejnë. Harrojeni fare këtë! Bëni punën tuaj, interpretoni dhe mos u përpiq t’i bësh njerëzit të të pëlqejnë. Ai – burri i vogël me kostum – qëndronte i trazuar dhe i shqetësuar  - në fund u mora me nënshkrimin e librave - dhe vura re se ai po rrinte pezull diku atje dhe mendova: ‘Oh, jo.’ Më duhet ta takoj këtë burrë. Mesa duket kjo është diçka që duhet ta bëj. Ai priti që njërëzit të largoheshin dhe pastaj u afrua tek unë dhe pastaj më tha: ‘Nuk më pëlqen teatri.’ Dhe unë i thashë ok. Dhe pastja pati një boshllëk. Dhe më pas ai vazhdoi: ‘Dikur kam shkuar në teatër me time shoqe. Nuk na pëlqeu.’ – Dhe, unë duhet të kontrolloja veten që të mos bëja veprime si të kryqëzoja duart që tregojnë pozicion vetëmbrojtje. Por, në fakt ai nuk dëshironte të largohej, por dëshironte të ishte aty i pranishëm me mua dhe ndaj unë e pyeta: ‘Çfarë pe që nuk të pëlqeu?’; Dhe, ai mu përgjigj: ‘oh, ishte për gratë në Greqi, në Trojë...dhe unë i thashë, ‘ah gratë e Trojës.’ Dhe, ai mu përgjigj: ‘oh, po! Por nuk na pëlqeu.’ Dhe, unë prita dhe më pas e pyeta se përse nuk i kishte pëlqyer. Dhe ai mu përgjigj: ‘ishte një aktore që nxorri një zë, ajo humbi djalin e saj;  - Dhe unë i thashë: Andromeka! Ajo humb djalin e saj; - Dhe, ai prapë mu përgjigj: ‘po e di, por nuk na pëlqeu.’ – Dhe, unë prapë e pyeta përse nuk e kishte pëlqyer. - Dhe, ai më tha: ‘ajo nxorri një zë dhe kjo ishte shumë e sikletshme.’ Pastaj ai u bë shumë i heshtur dhe diçka ndryshoi në nivelet e tij të energjisë, e drejtoi vështrimin për nga dyshemeja, pastaj ngriti kokën dhe më tha: ‘Përpara një viti tek unë erdhi një polic dhe më tha që vajzën time e kishin përdhunuar dhe vrarë. Dhe, unë nxorra atë zë!; - Kushdo që të ketë qenë ajo aktore unë e bekoj atë. E bekoj!

Kjo është arsyeja përse merrem me teatër. Sepse nëse luan të vërtetën dhe je i pranishëm dhe nuk kërkon që të të pëlqejnë - sepse ajo duhet ta ketë ndjerë që publiku e ka urryer përformancën e saj - por ajo ka thënë të vërtetën. Dhe, më pas ai më tha: ‘Ajo më tha të vërtetën, por unë nuk isha rritur mjaftueshëm që ta kuptoja këtë.’ – Kjo është arsyeja përse merrem me teatër!

***

Patsy Rodenburg është mjeshtre zëri dhe mësuese mbi veprat e Shekspirit. Ajo mban pozicionin e Drejtuese Zëri pranë shkollës prestigjoze të muzikës dhe të dramës ‘Guildhall’ në Londër prej 26 vitesh dhe deri së fundmi edhe pranë Teatrit Kombëtar Mbretëror. Ajo është e mirënjohur ndërkombëtarisht si mësuesja dhe trajnerja më e mirë e zërit në botë dhe si një autoritet i famshëm mbi Shekspirin.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=L9jjhGq8pMM