Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e harxhoni kot për të jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në kurthin e dogmave, që është të jetosh me rezultatet e mënyrë së të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë, t’i zërë frymën zërit tuaj të brendshëm.

Dhe më thelbësorja kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato deri diku, e dini se çfarë doni ju me të vërtetë; çfarë dëshironi që të bëheni. Çdo gjë tjetër është sekondare.

Duhe të zbuloni se çfarë ju pëlqen dhe kjo vlen po aq shumë për punën tuaj sa edhe për të dashurit tuaj. Puna juaj do të zërë një pjesë të madhe të jetës suaj dhe e vetmja mënyrë për t’u kënaqur me të vërtetë, është që të bëni atë që ju besoni se është një pune e madh.

Dhe e vetmja mënyrë për të bërë gjëra të mëdha është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të kërkoni dhe mos u rehatoni. Dhe si me të gjitha çështjet e zemrës do ta dini se është ajo, kur ta gjeni.

Dhe si çdo marrëdhënie e madhe, ajo do të përmirësohet gjithnjë edhe më shumë me kalimin e viteve. Kështu që, mos rreshtni së kërkuari! Qëndroni të uritur, qëndroni të çmendur!  

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=3yFiqdCjNMk