Sot, dashuria nuk duket sikur është edhe aq e fortë.
Duket që për shumë njerëz, dëshira shpesh merr përparësi.
Dëshira thotë kjo është një gjë e mirë, më pëlqen ajo që kam, por a është vetëm kjo ajo që është?
A ka më shumë?
A ka më mirë?
A mund të ketë të reja?
Dhe ky model që inkurajohet në një ekonomi tregu, ka penetruar gjithashtu edhe në jetët tona romantike. Këto të dyja takohen me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës.
Kështu, lidhjet dhe marrëdhëniet që ju krijoni me njerëz të tjerë, do t’ju ofrojnë me shumë kuptim, lumturi, dhe mirëqenje se sa çdo lloj përvoje tjetër njerëzore. Në thelb, është cilësia e marrëdhënieve tuaja ajo që përcakton cilësinë e jetës suaj.
Dhe mua më pëlqen të përfytyroj një botë, në të cilën, ju të mund të keni mundësinë të përjetoni marrëdhëniet tuaja me gjallëri, me vitaltet, me drithërima, sepse si individë, si partnerë, si njerëz të organizatave, ju që të gjithë e dini dallimin ndërmjet një marrëdhënie që nuk ka vdekur dhe të një marrëdhënie që është gjallë.
Marrëdhëniet tuaja, janë historia juaj.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s