Në ditët e sotme, të qëndrosh nuk ka shumë vlerë. Nuk është më një pushtet aq i bukur. Në fakt, nëse qëndronit pesë vite në punën tuaj, ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në një marrëdhënie që nuk është e kënaqshme, ju nuk jeni ambicioz dhe me shumë siguri nuk jeni duke optimizuar jetën tuaj. Kjo është duke ndodhur në të gjitha sferat.
Dhe ju nuk vini më në punë vetëm sese keni nevojë të keni siguri në jetë dhe se keni një punë të mirë, por ju gjithashtu kërkoni që të keni një punë që ju vlerëson, që shikon potencialin tuaj, që ju ndihmon të bëheni ai person që doni të bëheni. Kjo është arsyeja përse menaxhmenti është duke pësuar transformime masive në mënyra të ngjashme siç po ndodhin edhe lidhur me dashurinë romantike.
Dhe kur unë kam filluar të flas për marrëdhëniet jashtë zyrës sime, jashtë praktikës sime klinike, dhe që të shkoj në kompani që të flisja për marrëdhëniet. Para së gjithash fjala marrëdhënie ishte si një mallkim. Por nga ana tjetër, nëse jeni gjendur duke folur për marrëdhëniet, do të thotë se, ata ju kanë marrë në një kohë krize dhe përgjithësisht kjo është ajo që quhet aftësi e butë. Në këtë moment aftësia për të kultivuar aftësitë tuaj mbi marrëdhëniet, lidhjet, këtu më thelbësora është inteligjenca.
Inteligjenca është baza e çdo gjëje. Sepse nëse ju jeni të vetmuar në jetë ose në punë, nëse marrëdhëniet tuaja me kolegët ose këdo tjetër rreth jush janë të këqia, nëse ju nuk jeni në gjendje që të ndani asgjë rreth vetes, se ka 44 milion njerëz që janë ofrues kujdesi vetëm në këtë vend, dhe se ka një arsye përse erdhe vonë sot në zyrë, nëse nuk e sillni dot atë që është private në sferën profesionale, performanca juaj, aftësitë tuaja analitike, strategjizimi juaj, që të gjitha do vuajnë si pasojë e kësaj.
Thelbi është dimensioni i aftësisë për tu lidhur. Dhe për të arritur këtë njerëzit duhet të bëjnë të gjitha lloje e vështira të bashkëbisedimeve që ata nuk kanë ditur ti kenë. Ata nuk dinë se si ta bëjnë këtë në marrëdhëniet e tyre dhe nuk dinë se si ta bëjnë këtë edhe në vendin e punës domosdoshmërisht.
Çfarë nënkuptoj me marrëdhënie të vështira?
Për herë të parë, ne duhet të negoiojmë mbi kufinjtë në një mënyrë siç nuk na është dashur më parë. Në historinë e dashurisë monogamia, gjithmonë, ka nënkuptuar një person për të gjithë jetën. Në historinë moderne të dashurisë, monogamia do të thotë një njeri në herë, për një kohë të caktuar të lidhjes. Dhe shumë njerëz do t’ju thonë se ata janë monogamë në të gjitha marrëdhëniet e tyre, pra në shumës.
Pa thojani këtë gjyshërve tuaj?
Ne po përodrim të njëjtat fjalë, por kuptimi i tyre ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ne përdrim fjalën martesë, por ajo nuk do të thotë të njëjtën gjë si më parë. Ne përdorim fjalën dashuri, ndjenja është e njëjtë, por të gjitha mjetet e komunikimit, të gjitha mjetet e kortezhimit, për të dalë në takime, për tu çiftuar, janë transformuar krejtësisht. Shumë njerëz shkëmbejnë me njerëz të tjerë në mënyrë dixhitale pa dëgjuar zërin që është pjesë e asaj që ti do të dëgjosh, njerëz që flasin për dashurinë, dhe jo njerëz që dërgojnë mesazh për të. Mjetet e komunikimit nuk e ndryshojnë një ndjenjë, por ato në fakt e ndryshojnë ndjenjën. Është diçka me dy funde.
Lejomëni t’ju pyes diçka...
Sa prej jush do të ishin në gjendje të më thonin se aktualisht janë në një marrëdhënie?
Dhe, sa prej jush do të dëshironin të ishin në një marrëdhënie?
Dhe, sa prej jush duan të mos jenë në marrëdhënien në të cilën jeni tani?
Ose të paktën me raste?
Sepse ambivalenca nuk është diçka për të pasur turp, por ajo është aftësia jonë për tu përballur me ndjenjat kontradiktore brenda vet marrëdhënieve tona. Dhe, në fakt, kjo është diçka shumë natyrale. Në fakt, ndoshta sfida më e rëndësishme e dashurisë moderne në këtë çast është se si po përpiqemi në një marrëdhënie që të bashkërendojë shpesh nevoja njerëzore thelbësisht të ndryshme.
Ne duam të njëjtën marrëdhënie që të na japë siguri dhe qëndrueshmëri dhe varësi dhe përgjegjësi, por ne duam gjithashtu që ai njeri i njëjtë që të na surprizojë, të na ofrojë gjëra të reja, mister dhe pasion dhe të gjitha këto. Ne duam që të kemi familjarite, por gjithashtu, jo edhe aq shumë në mënyrë që të mos ta mbysim surprizën.
Ne duam të kemi vazhdimësi, por ne nuk duam që të mërzitemi nga rutina. Ne po përpiqemi me të vërtetë, që për herë të parë, të bashkërendojmë spirancën dhe dallgët, angazhimin dhe lirinë, autonominë dhe besnikërinë, dashurinë dhe dëshirën.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s