Në jetën tonë emocionale sot, ne jemi duke kërkuar partnerët tanë me mjete të cilat i ngjajnë gjithnjë edhe më shumë ekonomisë së tregut. Ne kemi aplikcaione, kemi mijëra njerëz që dalin në takime me një klikim të gishtave dhe ne duhet të zgjedhim, duhet të zgjedhim se kush do të jetë ai/ajo e vetmja, cili do të jetë shpirti binjak.

Ai shpirti binjak që deri në këtë moment ka qenë një bashkërrjedhje ndërmjet shpirtërores dhe lidhjes. Dhe ne, jemi duke kërkuar për atë shpirt binjak që do të na ofrojë këtë ndjesi përkatësie, atë ndjesi kuptimi, atë ndjesi ekstazie, atë ndjesi transhendence, çdo gjë që njerëzit më parë e kanë kërkuar tek fusha e fesë. Tani, të gjitha këto janë transpozuar në sferën romantike.

Por këtë shpirt binjak unë jam duke e gjetur në një ekonomi tregu dhe me mjete të cilat huazohen nga modelet ekonomike dhe politike. Unë fola për ‘pazarin’ që bëhet në këtë rast, nëse kjo është një marrëveshje e mirë, fola për rikthimin e investimit që kam bërë, fola për atë që kjo nuk është ajo për të cilën kam rënë dakord, po flas në gjuhë ekonomike, për të vlerësar cilësinë e jetës sime emocionale. Por e njëjta gjë po ndodh edhe në krahun e kundërt.

Ne po sjellim një nivel emocionaliteti dhe intensiteti në mjediset tona të punës, që nuk ka ekzistuar më parë. Sfera private, fjalë për fjalë, është duke depërtuar në hapësirat e punës. Narracioni i vuajtjes është bërë një nga shenjëuesit e identitetit tonë dhe ato po futen edhe në mjediset tona të punës.

Pasojat shoqërore të këtij narracioni emocional, në të cilën vlerat, janë zëvendësuar nga emocionet dhe ne po flaim këtu për inteligjencë emocionale, dhe jo për etikë, dhe bashkërrjedhja e këtyre të dyjave...mua më pëlqen konceptimi i kapitalizmit emocional. Ajo përshkruan dy rryma të cilat përgjithësisht kanë qenë të ndara dhe që në këtë çast janë duke ardhur bashkë.

Dhe ajo që ndodh është se, në të gjitha marëdhëniet tona, po ndodh edhe një paralele tjetër. Për një kohë të gjatë marrëdhnëiet tona martesore, jeta jonë dashurore, kanë qenë për mbijetesën, baza, streha, ushqimi. Pastaj, ne lëvizëm në një nivel përkatësie, dhe kuptimi. Më pas, nëse do të ndjekim shkallën Maslow, ne kemi kaluar tek shkalla e vetaktualizimit.

Tani unë nuk të zgjedh ty vetëm sepse ne do të ndërtojmë një jetë bashkë, por gjithashtu, unë të zgjedh ty, shpirtin tim binjak që ti të më ndihmosh që të bëhem ai njeri që unë dua të bëhem. Dhe duke qenë se, nuk po të zgjedh në moshën 18-të vjeçare, por kur jam 28-të vjeç, ose 30-të, ose 34-ër, guri i themelit nuk është më dashuria, por dashuria romantike dhe kjo vjen pas 15 vitesh nomadizmi romantik dhe seksual.

Kështu që, kur unë të zgjedh ty, kjo zgjedhje, ky ekskluzivitet, a e di ti që ti je ai njeriu për të cilin do të më duhet të fshijë të gjitha aplikacionet e mia në celular...ky është rituali i ri i angazhimit. Për ty dhe nëpërmjet teje unë kërkoj, i jap fund kërkimit tim dhe kjo të jep ty një vlerë të jashtëzakonshme.

Rrjedhimisht, nëse më lëndon, nëse më tradhëton, nëse më gënjen, nëse ti dhunon besimin që kam tek ti ,jo vetëm që është e dhimbshme, por ajo bëhet traumatike dhe kataklizmike. Kjo është vazhdimësia në termat e të menduarit të përse tradhëtia sot të dhëmb, në një mënyrë të ndyshme nga ajo që ka qenë më parë. Dhe ky nivel nevojash, është gjithashtu i ngjashëm edhe në punë. Ju mund të pyesni të gjithë veten:

A jeni rritur për të qenë besnik, apo jeni rritur për të qenë autonom?

A jeni rritur për të menduar për të tjerët, kur jeni duke menduar për vet nevojat tuaja,

apo jeni rritur nga njerëz që ju kanë thënë se si mund t’i arrini nevojat tuaja?

Si të vareni tek vetja?

Si të mos vareni tek të tjerët?

A keni menduar në një kuadër kolektiv, apo a keni menduar në një kuadër individualist?

Dhe kur ndodh kjo, çfarë ndodh nëse qëndroni?

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s