Eneda Tarifa i ka dedikuar një urim të veçantë partnerit të saj, Gert Laskut, me rastin e ditëlindjes së tij.
Këngëtarja ndau një foto të tyre së bashku, duke pranuar se zgjedhja nuk ishte e lehtë, pasi kanë shumë kujtime të bukura. “Kam shumë foto me ty, s’di kë të zgjedh aq të bukura e intensive janë momentet me ty,” shkroi ajo.
Por urimi i saj nuk u ndal këtu. “Gëzuar Gent Lasku, edhe 100! Mos hiq dorë nga asgjë që të bën të lumtur… Të dua!” – shprehet ajo, duke e quajtur veten “goca më e bukur dhe më me fat në botë” pranë ish-basketbollistit.
Dhe nëse dikush mendoi se përgjigja e Gertit do të ishte e zakonshme, ai e bëri edhe më të bukur momentin, duke i kthyer këngëtares një deklaratë dashurie që po bën xhiron e rrjetit:
“Moj e bukura e shtrenjta ime tiii!! Të dua, dhe një gjë është pak por e sigurt… Nga ty s’do heq dorë kurrë, vetëm për lumturinë time.”
Një çift që nuk kursen ndjenjat, as në privatësi, as në sytë e publikut!
View this post on Instagram