Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it inovativ të makinave elektrike

Nga Class 23 March 2025

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Tirana ka bërë një hap të madh drejt të ardhmes me hapjen madhështore të Flux Fusion, showroom-i më inovativ për makinat elektrike. Por kjo nuk ishte thjesht një ceremoni, ishte një spektakël i vërtetë që shënoi një epokë të re në mobilitetin e gjelbër. Në një event të kuruar deri në detaj nga Class Events, të ftuarit u gjendën në një atmosferë që kombinonte teknologjinë, luksin dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të pastër.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Në zonën ekskluzive të Lake View, showroom-i u shndërrua në një skenografi magjepsëse në ngjyrën akuamarin, reflektim i qasjes inovative të markës. Personalitete të njohura të biznesit, ekspertë të industrisë dhe emra të njohur të ekranit u bënë pjesë e këtij momenti historik. Alketa Vejsiu, në fjalën e saj hapëse, nënvizoi rëndësinë e tranzicionit drejt energjisë së pastër, ndërsa momenti kulmor erdhi me prerjen e shiritit nga themeluesit e Flux Fusion, një sinjal i qartë se koha për ndryshim ka ardhur.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Flux Fusion nuk është një showroom i zakonshëm makinash elektrike. Është një destinacion për të gjithë ata që kërkojnë komoditet, dizajn të avancuar dhe performancë të jashtëzakonshme, duke ofruar një gamë modelesh nga automjetet urbane kompakte deri te makinat më luksoze elektrike.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Showroom-i ofron:

-Asistencë Emergjente 24/7 – Një partner i besueshëm për çdo nevojë pas blerjes.
-Mirëmbajtje dhe Servis Ekskluziv – Kujdes i specializuar për çdo automjet, duke garantuar jetëgjatësi dhe performancë maksimale.
-Përditësime të vazhdueshme softuerike – Teknologjia më e fundit gjithmonë në dispozicionin tuaj.
-Mundësi fleksibël financimi – Për ta bërë më të lehtë kalimin drejt një makine elektrike.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Kurseni energji, ulni kostot dhe drejtoni një makinë me zero emetime duke bërë një zgjedhje që sjell benefite për ju dhe për mjedisin.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Hapja madhështore ishte vetëm fillimi. E ardhmja ju pret në Lake View, kati zero, pranë Kopshtit Zoologjik.

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

Çfarë nuk pamë nga inaugurimi spektakolar i showroom-it

 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon