Të gjithë po flasin për hapjen madhështore të Flux Fusion, showroom-i më inovativ për makinat elektrike.
Në një event të kuruar deri në detaj nga Class Events, të ftuarit u gjendën në një atmosferë që kombinonte teknologjinë, luksin dhe një vizion të qartë për një të ardhme më të pastër.
Personalitete të njohura të biznesit, ekspertë të industrisë dhe emra të njohur të ekranit u bënë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.
Showroom-i u shndërrua në një skenografi magjepsëse në ngjyrën akuamarin, reflektim i qasjes inovative të markës.
Alketa Vejsiu, në fjalën e saj hapëse, nënvizoi rëndësinë e tranzicionit drejt energjisë së pastër, ndërsa momenti kulmor erdhi me prerjen e shiritit nga themeluesit e Flux Fusion, një sinjal i qartë se koha për ndryshim ka ardhur.
View this post on Instagram
Flux Fusion nuk është një showroom i zakonshëm makinash elektrike. Është një destinacion për të gjithë ata që kërkojnë komoditet, dizajn të avancuar dhe performancë të jashtëzakonshme, duke ofruar një gamë modelesh nga automjetet urbane kompakte deri te makinat më luksoze elektrike.
Një nga sfidat kryesore me makinat elektrike është gjetja e serviseve të specializuara, por nëpërmjet Flux Fusion është arritur dhe kjo zgjidhje në vend.
Showroom-i ofron:
-Asistencë Emergjente 24/7 – Një partner i besueshëm për çdo nevojë pas blerjes.
-Mirëmbajtje dhe Servis Ekskluziv – Kujdes i specializuar për çdo automjet, duke garantuar jetëgjatësi dhe performancë maksimale.
-Përditësime të vazhdueshme softuerike – Teknologjia më e fundit gjithmonë në dispozicionin tuaj.
-Mundësi fleksibël financimi – Për ta bërë më të lehtë kalimin drejt një makine elektrike.
View this post on Instagram
Kurseni energji, ulni kostot dhe drejtoni një makinë me zero emetime duke bërë një zgjedhje që sjell benefite për ju dhe për mjedisin.