E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, u emocionua teksa ndau kujtimet e saj të fundit me ish-anëtarin e One Direction, para se ai të ndërronte jetë tragjikisht në Argjentinë vitin e kaluar. Influencerja ndau një video prekëse në TikTok, ku shihej duke pastruar disa kuti dhe duke gjetur një fustan të verdhë që kishte veshur në një dasmë me Payne në Paris, vitin e kaluar.
“Ky fustan më sjell kaq shumë paqe dhe ngushëllim,” tha ajo të enjten, duke shpjeguar se lidhet me një kujtim të veçantë që “nuk do ta harrojë kurrë.”
“Shkuam në një dasmë të mrekullueshme,” vazhdoi 25-vjeçarja. “Ishte dasma e parë në të cilën kam marrë pjesë. Kaluam një kohë të mrekullueshme.”
Më pas, ajo nxori nga një kuti një palë këpucë Christian Louboutin, të cilat i kishte veshur me fustanin e verdhë.
Ajo shpjegoi se këpucët ishin “pothuajse të reja” para eventit, por u dëmtuan ndërsa ajo dhe Payne “vallëzuan gjithë natën” dhe eksploruan ambientet e ceremonisë.
“Mbaj mend që të nesërmen në mëngjes u zgjova dhe i thashë Liam-it: ‘Oh Zot, shikoji këto këpucë, janë shkatërruar fare. Nuk e di ç’të bëj me to,’” kujtoi Cassidy.
“Nuk mund ta besoj që nuk i hodha poshtë dhe jam kaq e lumtur që nuk e bëra. Ky kujtim është i ngulitur në këto këpucë.”
Cassidy dhe Payne udhëtuan drejt Francës për dasmën në shtator 2024, vetëm një muaj para se këngëtari të ndërronte jetë tragjikisht në Argjentinë, në moshën 31-vjeçare.
View this post on Instagram