Pas rikthimit në BBV, Jozi bëri një deklaratë të fortë për Rozanën dhe Livian, duke deklaruar se i ka parë duke bërë “gjëra” poshtë jorganit.

Në lidhje me këtë Livia ka reaguar së fundmi për TAR, duke thënë se:

Çfarë kishim për të bërë ne poshtë jorganit? Do t’ju them diçka që Rozana kur fle e zë komplet shtratin saqë edhe kur u futa tek loja e mosreagimeve ia kam thënë këtë gjë. Jozi nuk fle dhe është shumë i habitshëm sepse edhe natën kur ti u zgjoje e shikonim sepse e kishim përballë. Ishte goxha i zgjuar dhe jo sonambul, i shihte gjasme të gjitha.

Normalisht unë dhe Rozana shumë herë kishim maksimum nevojë të thonim diçka pak më me kod, pëshpërisnim. Ai ka shpikur çfarë ka dashur. Kemi pasur një gjë shumë të vërtetë se Jozi me Loredanën dhe mbase ka qenë xheloz. Jozi është një llafazan, nuk më pëlqen. Nuk ka për çfarë të më pëlqejë.