Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka bërë një rrëfim tronditës, duke zbuluar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Në një intervistë, Tahiri tregoi se ish-partneri ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni, dhe se për shkak të kësaj përvoje të hidhur, ajo u njoh me bashkëshortin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.?

“Kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: ‘Prit, pse?’ Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt,” tha ajo.?

Adelina theksoi se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, ndërsa paragjykimet për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë nuk kanë munguar. Ajo shtoi se paratë sot janë shumë të lehta për t'u bërë dhe se nuk ka pasur nevojë për një njeri për para. Tahiri theksoi se ka dalë hapur dhe ka treguar se kush është burri i saj, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera.?

Duke folur për raportin me bashkëshortin, Tahiri tha se ai ka qenë krah i saj në çdo hap dhe se edhe nëse ndahen, do të ndahen me paqe. Ajo theksoi se dhunën nuk e pranon në asnjë mënyrë dhe se ka pasur të bëjë me një person, babai i të cilit ka qenë funksionar shumë i madh politik, gjë që e ka bërë situatën shumë të rëndë. Adelina u shpreh se është gjykuar pa arsye dhe se nuk ka dashur të flasë më parë sepse nuk dëshiron të përmendë emra, duke shtuar se ndoshta dikur në jetë do ta thotë, por tani jo.?

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndalin paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se askush nuk e di se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale. Tahiri tha se gjithmonë ka dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë, edhe kur ka qenë shtatzënë, megjithëse është gjykuar pa fund. Ajo apeloi që njerëzit të mos bëjnë komente negative në Instagram dhe TikTok, pasi nuk e dinë kurrë çfarë fshihet pas asaj fotografie.?