Sara Kolami festoi ditëlindjen me një festë madhështore në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Festa e saj mblodhi emra të njohur, përfshirë disa prej ish-bashkëjetuesve të saj nga shtëpia e famshme në BBVK, por një vëmendja e veçantë i shkoi sigurisht pranisë së Drilonit.
View this post on Instagram
Pas daljes nga BBVK3, marrëdhënia mes Sarës dhe Drilonit ka qenë në qendër të diskutimeve, mes spekulimeve nëse janë apo jo në lidhje. Ata kanë shkëmbyer batuta, tensione dhe momente të afërta gjatë qëndrimit në reality show, duke lënë ndjekësit në pritje të vazhdimeve jashtë shtëpisë.
Urimi i Drilonit për ditëlindjen e Sarës në Instagram, me fjalët “Gëzuar ditëlindjen o (zog) high class”, nuk ishte ndoshta më i zakonshmi e romantiku, por ka tërhequ vëmendje.
View this post on Instagram
Nëse raporti i tyre do të mbetet thjesht një miqësi e krijuar brenda mureve të Big Brother, apo do të marrë një kthesë tjetër jashtë spektaklit, mbetet për t’u parë.