Largimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe kalimi i tij në Big Brother VIP Albania ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet dhe media. Për herë të parë, Olsa Muhameti, autorja e BBVK, ka reaguar mbi këtë situatë, duke sqaruar pozicionin e produksionit dhe duke dhënë një deklaratë që ka lënë të gjithë gojëhapur.
Muhameti ka sqaruar se largimi i Gjestit nuk ishte një vendim i produksionit, por një pasojë e televotimit.
“Gjestin nuk e nxorëm ne si produksion, por e nxori publiku. Nuk është se ai iku nga programi apo nuk e mbajtëm dot, por sepse publiku nuk e deshi,” – tha ajo, duke theksuar se gjithçka ishte në dorë të audiencës.
Një nga detajet më interesante që Olsa ka zbuluar është se, sipas kontratës, Gjesti nuk mund të largohej vetë nga programi, por produksioni e lejoi të shkëputej.
“Me kontratë nuk mund të largohej, por ne e lejuam të largohej,” – shprehet ajo, duke lënë të kuptohet se ka pasur një marrëveshje e brendshme për këtë lëvizje. “Nuk e prisja që Gjestin të ma merrte Topi,” – tha ajo, duke iu referuar Top Channel-it, televizioni që prodhon BBVA.
Më tej, ajo u shpreh e bindur se Gjesti nuk mund ta fitojë “BBVA”.
“Shoh personazhet e tjerë dhe them hajde se po bëj një sy qorr (që të fitojë Gjesti). Kur shoh personazhet e tjerë, pastaj them, po si mund ta fitojë ai në krahasim me këtë. Unë e njoh shumë mirë Gjestin, nëse tjerët nuk i njoh, Gjestin e njoh, sepse e kam pasur produkt timin, ne e nxorëm dhe në këtë pikë bashkuar dhe votat, produksioni mund..unë nuk e di kë do, por Gjesti nuk ka vota. Mund të ketë një bazë fansash adoleshentësh, por edhe ata nuk janë agresivë”, shtoi Olsa.