Me shumicë votash, publiku vendosi për rikthimin e Egli Takos në shtëpinë e "Big Brother VIP". Kjo erdhi pas kërkesës së saj për të vazhduar garën, me qëllim, siç tha ajo, të vendosë në vend dinjitetin e saj. Egli u largua nga shtëpia një javë më parë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe emocionale. 

Mirëpo, kjo nuk u prit mirë nga fansat e Gjestit të cilët nisën një fushatë për t'i bërë 'unfollow' asaj në Instagram. duke bërë që ajo të humbte gati 10 mijë ndjekës.

Në një postim në rrjetet sociale, miqtë dhe familjarët e Eglit reaguan ndaj rënies së numrit të ndjekësve në Instagramin e saj, duke theksuar se vendimi për t'u rikthyer në shtëpi nuk ishte për ndjekës apo vëmendje, por për Eglin vetë. Ata shprehën besimin se, megjithëse rrugëtimi do të jetë i vështirë, ajo do t'ia dalë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen e tyre.

"Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten… Rëndësi ka të mbeten ata që vërtetë e duan. Vendimi për të vazhduar atë rrugëtim që u la përgjysëm me dhimbje dhe lot nuk ishte për followers, as për vëmendje. Por për Eglin. A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër. Ne kemi besim dhe do jemi pranë saj sepse kështu mendojmë se duhet bërë me familjarët dhe miqtë, t’i gjendeni pranë kur kanë botën kundër."