Turpi seksual mund të jetë tregues i një frenimi të padukshëm në harmonine intime të një çifti. Po cilat janë shenjat që zbulojnë se ju mund të jeni vërtetë viktimë e kësaj dukurie?
Turpi seksual është një formë fajësie e thellë që lidhet me seksualitet që shpesh i ka lidhjet që në fëmijëri përmes edukimit, ndikimit fetar, kulturës etj. Ky emocion që shtyn t’a shohësh dëshirën tënde personale si të papërshtatshme dhe jo të denjë, mund të frenojë seskualitetin e shëndetshëm.Efektet mund të jenë të ndryshme: ulje e dëshirës , ankth kundrejt raporteve intime, ndjesi sikleti sa i përket subjekteve intime etj. Në heshje, ato kushtëzojnë sjelljet tona dhe ushqejnë negativisht duke nxitur ndjesitë e bllokimit që e pengojnë një seksualitet të lirë dhe të kënaqshëm.
Një impakt i drejpërdrejtë tek dëshira dhe kënaqësia
Njerëzit që vuajnë nga turpi seksual kanë gjithmonë vështirësi të shprehin dëshirat e tyre apo që të evidentojnë pa problem kënaqësitë e tyre personale. Ato mund të eksperimentojnë një ndjesi sikleti për trupin e tyre, duke i shmangur disa akte intime dhe duke u limituar në disa të tjera që shihen si “akte të pranueshme”. Një studim i publikuar në revistën “Sexes” sugjeron se turpi seksual ndikon në pakësimin e eksitimit, të dëshirës seksuale gjë që nxisin ndryshimin e funskionimit seksual në mënyrë shumë serioze. Kjo ndjenjë mund të provokojë gjithashtu një shkëputje gjatë aktit ku individi shkëputet totalisht emocionalisht nga momenti i përjetuar duke pakësuar eksitimin dhe kënaqësinë e këtij individi. Kjo distancë psikologjike i transformon marrëdhëniet seksuale në marrëdhënie mekanike , të larguara në aspektin emocional dhe duke e humbur plotësisht spontanitetin.
Origjina sociokulturore e “turpit seksual”.
Shumë norma shoqërore dhe kulturore kontribuojnë në krijimin a forcimin e këtij turpi seksual. Kështu krijohen dhe lindin qëndrimet e ashpra dhe ato që quhen të “pranueshme” ose jo në seksualitetin e një çifti.
Këto “urdhëresa” zakonisht prekin femrat të cilat sipas kulturave dhe shoqërive të ndryshme kanë qenë shpesh të kushtëzuara t’a asociojnë seksin si një detyrë ose më keq akoma si një humbje të vlerës personale. Shfaqja e trupit luan një rol kyç: Komplekset fizike të lidhura me idetë e bukurisë irrealiste ushqejnë një mungesë vetbesimi dhe të intimitetit si një mallkim.
Njerëzit që janë viktima të “turpit seksual” kanë shpesh vështirësi të verbalizojnë nevojat dhe kufijtë e tyre. Nga frika e gjykimit dhe të nënshtrimit, ato shmangin nevojën për të shprehur atë që i bën të ndihen mirë dhe ato gjëra që nuk mund t’i pëlqejnë. Kjo heshtje mund të krijojë keqkuptime dhe frustrime në marrëdhëniet romantike. Mohohet identiteti seksual duke e bërë më të vështirë ekuilibrin, respektin dhe dëshirën e secilit në marrëdhëniet në çift.