Showbiz-i shqiptar po i afrohet gjithnjë e më shumë politikës — dhe këtë e dëshmojnë disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” që kanë vendosur të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit. Pasi i kemi parë të bëjnë zhurmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, tani ata synojnë një tjetër arenë, atë parlamentare.
Por me cilat forca politike do të garojnë? Ja lista e plotë:
• Armaldo Kllogjeri (Maestro) – do të kandidojë me Partinë Demokratike, të kryesuar nga Sali Berisha.
• Fotini Derxho – ka zgjedhur të bëhet pjesë e Partisë Mundësia, të drejtuar nga Agron Shehaj.
• Jetmir Salaj – do të përfaqësojë partinë Shqipëria Bëhet, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj.
• Julia Ilirjani – ashtu si Maestro, ka zgjedhur të kandidojë me Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Ky kalim nga reality show në politikë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke bërë që publiku të ndajë mendime të ndryshme.
A do të arrijnë ish-banorët e “Big Brother” të fitojnë zemrat e votuesve, ashtu siç fituan vëmendjen e publikut në ekran? 11 maji do të na e tregojë.