Nuk ka gjë më intriguese sesa një dashuri e përfolur mes një reperi karizmatik dhe një modeleje me një bukuri që të lë pa fjalë. Capital T dhe Adrola Dushi po bëjnë pikërisht këtë: na mbajnë të gjithëve në pikëpyetje: janë bashkë? S'janë bashkë? U ndanë? U ribashkuan?
Dikur, njerëzit do të vraponin pas tyre për t'i kapur mat, por sot, janë vetë ata që i “provokojnë” ndjekësit me foto pothuajse identike nga destinacione të njëjta — ndonëse kujdesen të mos shfaqen krah njëri-tjetrit. Së fundmi, Adrola publikoi dy fotografi që përkoinin me ato të Capital T, duke treguar se kanë nisur pushimet në një vend tropikal.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Dhe nuk mund të mungonin as ngacmimet publike. “Pse po kopjon?” - i shkroi Capital T Adrolës nën një prej postimeve të saj, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.