Është fundi i një epoke për 'Versace'.

Pas 27 vitesh në krye të shtëpisë italiane, Donatella Versace është larguar nga posti i drejtoreshës kreative. "Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të vazhdoj trashëgiminë e vëllait tim Gianni," tha Donatella Versace përmes një njoftimi për shtyp. “Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem dhënë pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij”.

Më shumë se dy dekadat e fundit dëshmuan se Donatella kishte talentin dhe vizionin për ta rritur Versace-n në një fuqi globale, pasi ajo mori rolin pas vdekjes së Gianni Versace në 1997. Me sharmin karakteristik sensual, logon e Medusa dhe printimet kryesisht italiane, nën udhëheqjen e saj Versace u shndërrua në një nga markat më të lakmuara të modës duke ndryshuar kulturën pop.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versace (@versace)

Është e vështirë të përmendësh Versace-n pa menduar për fustanin e Jennifer Lopez-it me printe tropikale jeshile në Grammy (të cilin Donatella e veshi e para!), i cili nxiti lançimin e Google Images. Dhe ku do të ishte moda pa Lady Gaga-n me bodyn me kristal Versace në 'Super Bowl 2017'?

Në pasarelë, stilistja bëri shfaqje po aq të paharrueshme. Askush përveç Donatellës nuk mund t'i bashkonte të gjitha super yjet e viteve '90-Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, Helena Christensen dhe Carla Bruni- për një shëtitje së bashku dekada më vonë. Njëkohësisht, stilistja çimentoi prezencën e saj si një ikonë e pop-it me pamjet e tapetit të kuq aq legjendare sa që rivalizojnë edhe yjet që ajo vishte. Më e rëndësishmja, ajo ka vazhduar trashëgiminë e vëllait të saj me një angazhim të fortë për të mbështetur komunitetet queer në mbarë botën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versace (@versace)

Tani, stilisti italian Dario Vitale, i cili më parë ka punuar për Miu Miu, Bottega Veneta dhe DSquared, do të drejtojë shtëpinë e modës si drejtori i ri kreativ. Por Donatella do të vazhdojë të punojë me markën që vëllezërit e saj Gianni dhe Santo themeluan në 1978- ajo tani do të jetë ambasadorja kryesore e markës.

Megjithatë, është një moment i hidhur për Versace: për herë të parë në gati 50 vjet, marka nuk do të drejtohet nga një anëtar i familjes. Për Donatellën, ka të bëjë me kalimin e stafetës: "Kampionizimi i gjeneratës së ardhshme të stilistëve ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Jam e emocionuar që Dario Vitale do të na bashkohet dhe e emocionuar të shoh Versace me sy të rinj," tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Por një gjë është e sigurt: Donatella Versace është vetë Versace. Për gati 30 vjet, ajo ka qenë forca që ka përcaktuar identitetin e shtëpisë italiane të modës. Pas vrasjes së papritur të Gianni Versace, ajo — ndonëse pa një trajnim formal në dizajn — arriti të ngrejë një nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Njoftimi i largimit të saj nga drejtimi i markës këtë të enjte ka tronditur botën e modës. Dhe pyetja që mbetet është: Çfarë është Versace pa Donatella?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace)