Një simfoni pranverore do të pushtojë Tiranën! Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOBAP) fton të gjithë artdashësit në një koncert të paharrueshëm, Instrumentalo-Simfonik "Bota e Re". Një program i kuruar me dashuri, që ndërthur kryeveprat e Glinka-s, Tchaikovsky-t dhe Dvo?ák-ut, premton një udhëtim muzikor të jashtëzakonshëm.

Këtë herë, TKOBAP sjell në skenë një figurë të shquar të muzikës shqiptare: violonçelistin e talentuar Klaudio Zoto. I ardhur posaçërisht nga Gjermania, Zoto do të ndriçojë Tempullin e Artit Shqiptar me interpretimin e tij magjepsës dhe emocional.

Programi i mbrëmjes do të jetë një festë e shpirtit muzikor. Uvertura "Ruslan and Lyudmila" e Glinka-s, plot energji dhe virtuozitet, do të na prezantojë me gjallërinë e një epoke. Variacionet mbi një temë Rococo të Tchaikovsky-t do të zbulojnë bukurinë e ndjeshmërisë, ndërsa kulmi i mbrëmjes, Simfonia nr. 9 "Bota e Re" e Dvo?ák-ut, do të na udhëtojë në një botë nostalgjie dhe shprese.

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin mjeshtëror të Sergio Alapont, do të shndërrojë çdo notë në një rrëfim emocionues. Nën drejtimin e Z. Aulon Naçi, TKOBAP-ja po rilind, duke rikthyer lavdinë e dikurshme. Pas suksesit të "AIDA"-s, kjo shfaqje premton një tjetër sukses të padiskutueshëm.

Biletat janë në dispozicion pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
10:00-14:00 dhe 16:00-20:00

Ditën e shfaqjes:

10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Mos e humbisni këtë mbrëmje magjike në TKOBAP! Ju mirëpresim!