Sipas disa kërkuesve belg, njerëzit që marrin përfitimet e këtij faktori natyror, janë më inteligjent se sa të tjerët!

Kardiologu dhe autori i shume librave Dr. Frederic Saldmann, na zbulon një fenomen mjaft surprizues që duhet evidentuar: Ekspozimi i gjatë në një dritë të dobët ndryshon disa funksione thelbësore cerbrale. Në një eksperiment të bërë me disa gjallesa të cilat ishin ekspozuar për një periudhë të gjatë në dritë të zbehtë, u vu re se hipokampusi ( zona përgjegjëse dhe kyçe për kujtesën) humbi me 30% kapacitetin e tij të aftësisë bazë.

Për fat të mirë ky efekt është i kthyeshëm: Tek njerëzit prezantimi në një dritë të gjallë lejon  rregullimin e plotë të këtyre aftësive, duke ndikuar drejtpërdrejtë në inteligjencën tonë. Sa më e fortë të jetë drita, aq më shumë mundësi ka truri ynë të fitojë gjallëri.

Drita favorizon të mësuarin dhe përqëndrimin. Drita nuk na shërben vetëm për të na qartësuar. Ajo na lejon të forcojmë trurin tonë. Studimi i ekipit belg i publikuar në vitin 2014 ka zbuluar impaktin e dritës në funksionet tona konjitive. “Drita rregullon shumë funksione jo-vizuale, neuroendokrine dhe funksione që lidhen me sjelljen. Ajo transmeton një sinjal që stimulon fort zgjimin dhe aftësitë tona njohëse. Seria e studimeve vazhdoi më tej me disa mekanizma imazherie për të studjuar sesi vepron stimulimi i dritës tek mekanizmat cerebralë. Konkluzionet e këtij studimi përputhen me hipotezat e hedhura më parë ku drita fillimisht ndikon zonat që janë përgjegjëse  me rregullimin e gjumit dhe në efektet e zgjimit dhe më pas në zonat e përfshira në proceset konjitive dhe të sjelljes. Në planin shkollor, klasat e ekspozuara në dritë të madhe favorizojnë dhe stimulojnë të nxënit dhe përqëndrimin.. A e keni pyetur veten se sa herë na krijohet ndjesia e konfuzionit teksa dalim nga salla e nje kinemaje pasi kemi parë një film zhtytur në errësirë? Vështësitë për të kujtuar se ku e kemi parkuar makinën…tw ndjesh pwrgjumje etj Mungesa e dritës frenon prodhimin e oreksinës, një hormon mjaft i rëndësishëm për kujtesën dhe “të zgjimit intelektual”. Edhe në planin e performancës konjitive, drita luan rol edhe në kyç edhe në moralin tonë. Gjatë sezonit të gjatë dimëror,mungesa e dritës nxit tek njerëzit ndjesi trishtimi  dhe atë që quhet “ depresioni stinor”. Për fat, zgjidhjet janë aty gjithmonë! Ekspozimi i rregullt në dritë natyrale, një shëtitje e thjeshtë në rrezet e para të mëngjesit mjaftojnë të furnizojmë veten me energji, të ushqejmë qelizat tona nervore për një performancë konjitive dhe intelektuale më të mirë.

Për të shkëlqyer në jetë, duhet së pari të shkëlqejmë dhe të ndriçojmë së brëndshmi!