Nga REVISTA ARTSPER
Sot, ne që të gjithë jemi të ekspozuar ndaj aplikacioneve të ndryshme. Kështu, përse mos ta bëjmë artin më përfshirës përmes aplikacioneve? Nëpër të gjitha kohërat, vetë artistët janë përpjekur vazhdimisht që të rrisin aksesin tek arti. Me përparimet e sotshme teknologjike dhe dixhitale, arti është i disponueshëm vetëm me një klikim në celularin tuaj! Artsper ka mbledhur aplikacionet më të mira për adhuruesit dhe entuziastët e artit!
1. GOOGLE ARTS & CULTURE
Google Arts & Culture ofron eksplorimin e thesarëve të artit dhe institucionet kulturore nga e gjithë bota! Këtu, ju mund të bëni gjithçka duke filluar nga inspektimi i hollësishëm i kryeveprave të artit, si Nata me Yje e Van Gogh, tek të mësuarit më shumë rreth figurave frymëzuese të historisë së zezakëve, deri tek zbulimi i arkivëve të imazheve të NASA-s. Ky aplikacion është i përsosur për përdoruesit që janë të etur për të mësuar më shumë rreth artit, njerëzve dhe historisë globale!
Pikat kryesore:
· Transformoni fotografitë tuaja në vepra klasike arti
· Gjeni protretet që ju pëlqejnë
· Gjeni vepra arti duke përdorur ngjyrat brenda fotografive tuaja
· Gjeni vepra arti në madhësi reale, në mjedise me përmasat e jetës reale
· Zhytuni nëpër galeri dhe ture përmes Realitetit Virtual
· Eksploroni vepra arti në HD dhe me video 360°
2. DAILY ART
Ju mund të njihni vepra të famshme arti, por a i kuptoni kontekstet e tyre? Përse e preu veshin Van Gogh; si i ka krijuar Pollock pikturat e tij? Tek DailyArt, ju do të jeni në gjendje që të mësoni fakte argëtuese rreth këtyre kryeveprave. Bashkohuni me këtë komunitet me mbi 1,000,000 adhurues arti dhe zgjoni kulturën tuaj të brendshme me dozat ditore me piktura dhe informacione të këtij aplikacioni!
Pikat kryesore:
· Një koleksion prej 2,500 kryevepra
· 700 biografi artistësh
· 500 koleksione muzesh
3. Aplikacion i SOTHEBY
Një aplikacion për kleksionistët dhe entuziastët e artit! Aplikacioni i Sotheby ofron akses në tendencat aktuale të sotshme, rrjetet globale, artikuj të vyer dhe më shumë! Gjeni kryeveprat e vjetra apo artin bashkëkohor; apo mobilieritë apo fotografitë apo gravurat; apo bubrroni nëpër verat më të mira dhe bizhuteritë më të bukura. Sido që të jetë, ju do të gjeni gjera me interes! Të njohur për eksperitzën e tyre të pakrahasueshme, specialistët e klasit botëror të Sotheby-t kanë mbledhur së bashku artin më cilësor të bazuar tek përmbajtja për përdoruesit e tij!
Pikat kryesore:
· Gjeni ankandet e ardhshme nga vendndodhje nëpër të gjithë botën
· Opsioni i zmadhimit për inspektim më nga afër
· Regjistrime në audio me narracione
· Aksesoni videot e plota të artikujve dhe librarisë së Sotheby-t
4. PARIS INVADERS MAP
Invader, artisit misterioz i rrugës i cili ka shpikur qytetet e “pushtuara” nëpër të gjithë globin me artin e tij të rrugës! Nga Londra, Hong Kongu, deri në qytetin e Nju Jorkut, gjeni këto vepra lehtësisht të njohshme! Vetëm Parisi ka mbi 1,000 “Space Invaders”! Ky aplikacion inkurajon pjesëmarrjen aktive dhe eksplorimin kulturor.
5. AMO: DAILY ART INSPIRATION
I bën thirrje të gjithë njohësve të artit! AMO është një aplikacion miqësor ndaj përdoruesve i krijuar nga artistët për artistët. Zbuloni veprat e artit nëpër histori të paketuara dhe të aksesueshme në një vend të vetëm! Këtu, ju do të gjeni informacione ditore me fakte interesante, histori historike, biografi të artistëve dhe më shumë! Zbuloni artin e pafundmë dhe frymëzoni artistin brenda jush duke absorbuar prezantimin e AMO-s për të bukurën dhe historinë.
Pikat kryesore:
· Eksploroni mbi 150 lëvizje arti dhe mbi 40,000 vepra arti
· Artistin e ditës, veprën e artit të ditës
· Informacione të personalizuara të artit sipas shijeve tuaja personale
· Frymëzim ditor
· Wallpaper të shkarkueshme me cilësi HD
· Opsion abonimi
6. ARCHITECTURAL DIGEST
I njohur në të gjithë botën - Architectural Digest – vlerëson artin nëpërmjet arkitekturës dhe interior design. Me shtëpitë dhe produktet novatore, përdoruesit mund të aksesojnë ide lidhur me dekorin, kulturën dhe udhëtimet.
Pikat kryesore:
· Akses ekskuluziv ndaj tendencave aktuale
· Guidë në dekorin më të mirë interior për shtëpinë tuaj
· Aksesi në arkitekturë, veprat e artit antik dhe në art
· Gjeni destinacione udhëtimi
7. ART QUIZ
Ky aplikacion tërheqës do të testojë dijet tuaja rreth historisë së artit! A mund ta gjeni artistin? Po veprën e artit? Ndoshta ju keni dije rreth kontekstit dhe historisë pas saj? Në një nivel më të avancuar, përgjigjuni pyetjeve të tilla si, “Cilin pigment të rrallë blu ka përdorur Leonardo da Vinci?” Për të marrë pikët maksimale, ju duhet të përgjigjeni shpejt dhe saktë. Luani tani dhe zbuloni pikët tuaja në Art Quiz!
8. Aplikacioni ARTLIST
Një aplikacion që beson se ka vetëm tre hapa për të kuptuar artin: vëzhgimi, njohja dhe reflektimi. Artlist eksploron top kryeveprat në ekran të plotë HD në pajisjen tuaj. Bëhu kuratori i vetes dhe mblidh veprat e tua të preferuara të artit.
Burimi: