Një adhurues i madh i formave dhe kurbave të trupit femëror!
Nga REVISTA ARTSPER
Azzedine Alaïa, stilisti francezo-tunizian me famë botërore dhe dizenjuesi legjendar i modës, ka bërë historinë e modës që nga vitet 1980. Një artist i vetmësuar dhe një adhurues i madh i trupit femëror, arti i tij aplikohet në lojën me format dhe kurbat, volumet dhe materialet. Duke i skulpturuar fustanet në lëkurën e modeleve të tij, fustanet e tij ndërtohen dhe prihen të formësuara në mish, duke u bashkuar me format femërore me një hir dhe nur të paparë më parë në botën e modës.
Azzedine Alaïa: Një demiurg i vetmësuar i dashuruar me gratë
I udhëhequr që nga fëmijëria nga nevoja e tij për të shprehur vetveten nëpërmjet krijimit artistik, Azzedine Alaïa filloi që të studionte skulpturë në Shkollën e Arteve të Bukura në Tunizi. Në të njëjtën kohë, ai formësoi fillimet e tij në botën e modës duke replikuar fustanet e modeleve të Dior apo të Balmain për fqinjet e tij dhe gratë e familjeve të mëdha të Tunizisë. Vite më vonë, ai madje krijoi një pjesë të ngjashme me fustanin Mondrian të Yves Saint Laurent. Nga çasti kur ai mbërriti në Paris, talenti i tij dhe potenciali i rritjes i tërhoqën vëmendjen anëtarëve femra të familjeve më të mëdha të kryeqytetit. Në të vërtëtë, ai gradualisht ndërtoi një klientelë private që do të vazhdonte të rritej.
Ai e ka mësuar zantin e tij nga trupat e grave, me vetë duart e tij që nga viti 1950. Për më tepër, piktura, skulptura dhe arkitektura janë tre disiplina që e ushqejnë pasionin e tij të pangopur për të krijuar. Kombinimi i virtuozitetit të pikturës me zhdërvjelltësinë e arkitekturës dhe të skulpturës, pa harruar teknikën e qepjes, forma dhe trupi bashkohen për t’u kthyer në një të vetme në mendjen e tij. Objektii i tij i vetëm? Për të stolisur dhe treguar bukurinë e trupit femëror. Azzedine mishëron gjenratën e tij të dizenjuesve të cilët kanë lënë gjurmën e tyre nëpërmjet krijimeve që e paraqesin trupin femëror me veçanësi dhe poezi. Ai shkundi botën e modës që deri atëherë orkestohej nga shtëpitë e mëdha të ‘haute couture’ (krijimi i veshjeve ekskluzive me porosi) të tilla si Givenchy apo Saint Laurent.
Dizenjues novator dhe jokonfirmist mode
Si një njohës i vërtetë, ai asimilon me harmoni dhe vazhdimësi ekstreme të gjitha llojet e pëlhurave, secila më suprizuese dhe ekstravagante se tjetra. 1979 ishte një vit emblematik, pasi ishte viti që i dha jetë koleksionit të tij të parë. Më vonë, kjo do ta vendoste atë në forntin e një konceptimi dhe kuptimi të ri të modës. Duke materializuar krijimet e tij artistike, atij i duhej të rimendonte materialet, ai çmonton kufizimet e dhëna nga komandat e modës. Lëkurë, fanella, materiale të cilat përdoreshin rrallë në ‘haute couture’, kthehen në pëlhura delikate dhe sensuale. Këto pëlhura mbulojnë trupat e grave me një saktësi të tillë saqë duket sikur ato të ishin një vazhdimësi e vet lëkurës së tyre.
Alaïa i modelon trupat e grave si një skulptor: Ai as i vesh dhe aq u mbulon ato, në të kundërt, duket sikur gruaja është prerë nga pëlhura: “Kur unë punoj me veshjet, ajo duhet të zhvillohet rreth trupit, në profil dhe nga pas”. Qasja e tij kurioze ndaj modës dhe universi i tij unik e dallon atë nga bashëkohësit e tij. Një univers formash që Azzedine i ka ndërtuar rreth materialeve, duke punuar drejtëpërdrejtë në trup. Pararendës apo jo, një gjë është e sigurt që Azzedine është një artist, një artist që i dashuron gratë.
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/azzedine-alaia-sculptor-fashion/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.