“Të gjitha veprat e mia, të gjitha subjektet, e kanë origjinën e tyre tek fëmijëria ime.”

Nga REVISTA ARTSPER

Disa fjalë për artisten


Louise Bourgeois ka qenë një skulptore dhe artiste plastike, e cila lindi në Paris, më 25 dhjetor 1911 dhe, vdiq në Nju Jork, më 31 maj 2010. Ajo ka punuar veçanërisht mbi universalitetin, marrëdhëniet ndërmjet qenieve, dashurinë dhe frustracionin ndërmjet të dashuruarve apo anëtarëve të së njejtës tematikë familjare, si edhe gjithashtu mbi erotizmin, por vepra e saj ka të bëjë me prokrijimin, lindjen dhe pjellorinë, nën formën e “shtëpive-gra”, duke përzier trupin me arkitekturën. Parimi udhëheqës i punës së saj ka qenë fallusi (organi seksual mashkullor) (që përfaqësonte të atin e saj) dhe një merimangë, e cila përfaqësonte të ëmën.

Vepra


“Maman” është pjesë e një serie skulpturash, shumica e të gjithave të titulluara “Merimanga”. Ajo iu porosit Louise Bourgeois për inagurimin e pjesëmarrjes së saj në “Serinë Unilever” në vitin 1999 dhe u ekspozua në “Sallën Turbine të Londrës”, në Mbretërinë e Bashkuar. Merimanga, ka zbritur tashmë në Paris, Shën Petërburg, Tokio, Kopenhagen, Denver, Qytetin Kansas, San Francisco, Nju Jork, Londër dhe në Kanada.

“Maman” përdor sërish temën e merimangës, mbi të cilën Louise Bourgeois kishte punuar tashmë në një vizatim të vogël me bojë dhe qymyr në vitin 1947, dhe ajo na zbulon karakterin autobiografik të veprës së saj. Në të vërtetë, ne mund ta interpretojmë këtë vepër si një tribut për të ëmën e saj, Joséphine Bourgeois, e cila riparonte sixhade në studion e bashkëshortit të saj në Paris dhe të cilën artistja e shikonte kur ishte fëmijë. Në këtë skulptrurë, ne gjejmë metaforën e tjerrjes, të thurjes, të kujdesit dhe të mbrojtjes. Tema e mëmësisë është gjithashtu e pranishme, nëse do të shikonim barkun e merimangës: si një lloj xhepi i thurur me 26 vezë të mermerta.

Këtu, është e rëndësishme të dimë s,e nëna e Louise-s vdiq kur ajo ishte 21 vjeç. Rrjedhimisht, ajo u përpoq të kryente vetvrasje për shkak të dhimbjes së thellë që ndjeu. “Merimanga është një odë për nënën time (...) sepse nëna ime ishte një merimangë e zgjuar, e duaruar, e pastër, e dobishme, e arsyeshme, dhe kryesore.” Madhësia e madhe e kësaj vepre tregon rëndësinë e subjektit për artisten, pak a shumë si në Mesjetë kur disa personazhe tregoheshin në mënyra të shproporcionuara për të nënkuptuar pushtetin e tyre.

E isntaluar në hapësira urbane apo muze, kjo skulpturë mund të shikohet në dy mënyra. Kalimtarët mund të ecin ndërmjet këmbëve, duke u bërë pjesë e veprës dhe skulptura mund të shikohet gjithashtu si një strehë apo si një çati mbrojtëse për kalimtarët. Ose, ky insekt mund të nënkuptojë pasigurinë, apo madje edhe kërcënimin, për shkak të madhësisë së saj, materialit të përdorur dhe ngjyrës së saj të zezë. Gjithsesi, ajo është pjesë e jetës së banorëve të cilët duhet ta bëjnë atë që të qeshë apo që t’i japin asaj një farë kuptimi. Dhe kjo është ajo që i dha shekulli i 20-të artit: transformimin e artit, duke e bërë atë të arritshëm për të gjithë.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/3826/