Nga REVISTA ARTSPER
Banksy është një nga artistët e gjallë më të famshëm në botë. Dhe megjithatë, ai ia ka dalë që të ruajë sekret identitetin e tij për gjithë këto vite. Ai nuk ka dalë kurrë në televizor apo në ndonjë fotografi dhe mbetet plotësisht një i huaj për çdo ‘paparazzi’. Kështu që, kjo na bën të jemi edhe më kurioz! Për t’ju ndihmuar me këtë situatë të vështirë, Artsper ka mbledhur së bashku 8 anektoda që duhet të dini për të njohur më mirë Banksy-n!
#1 Njeriu me Bristol-in në zemër
Bansky ka lindur në Briston në vitin 1974 dhe ai është djali i një teknicieni fotokopjues. Ai mësoi se si të bënte grafiti në qytetin e tij mëmë, kur ishte pjesë e një grupi të quajtur ‘DryBreadZ Crew’. Sot, ai ende kthehet rregullisht në Bristol, dhe banorët e qytetit nuk çuditen kurrë nëse shikojnë një vepër të re të Bansky-t në një kënd të rrugës së tyre.
#2 Frymëzimet e tij
Banksy është frymëzuar shumë për punën e tij nga artisti francez i rrugës, Blek Le Rat, që konsiderohet si një nga pionerët e artit të rrugës.
#3 Njeriu i padukshëm Banksy
Ai e fsheh identitetin e tij me një përpikmëri të jashtëzakonshme dhe ai nuk e ka treguar kurrë se si e ka filluar jetën e tij si një artist rruge. Ai përdor një palë të tretë për të dorëzuar Çertifikatat e Autotenticitetit të tij, tashmë të famshme dhe të emërtuara ‘Pest Control’. Një gazetar i ‘The Guardian’ ka pohuar se, ai e ka takuar atë ballë për ballë në vitin 2003 për një intervistë shumë të jashtëzakonshme.
#4 Në vitin 2004, ishte dalja e parë e “Banksy-t të Anglisë”
Në vitin 2004, gjatë karnevaleve të Notting Hill-it, ai shpërndau kartmonedha 10 euroshe, me fytyrën e Lady Dianës, duke zëvendësuar Mbretëreshën, e stampuar “Banksy i Anglisë”. Sot, mund të blihen ende disa kopje të këtyre kartmonedhave 10 euroshe!
#5 2007, Britoni më i madh i artit i gjallë
Kur ai e fitoi këtë çmim në vitin 2007, ai ishte gjithashtu i pari që nuk erdhi ta tërhqite çmimin personalisht për të ruajtur sekretin e identitetit të tij.
#6 Atij iu desh të merrej me «ART KEIDA»
Një prej skulpturave të tij, “Pijedashësi” është subjekti i një dokumetari. Kjo statujë, e cila ngjan shumë me ‘Mendimtarin’ e Rodenit, vetëm se ka të vendosur një nga artikujt e sinjalistikës së përdorur në rrugë mbi kokën e tij, ka qenë në qendër të një sheshi shumë të ngarkuar në qendër të Londrës. Ajo u vodh në mes të ditës, nga një vinç i lëvizshëm, pa e vënë re askush.
#7 Ai i ka shitur disa prej veprave të tij për 60 dollarë në rrugë
Në vitin 2013, për të denoncuar absurditetin e tregut të artit kur vjen fjala tek vendosja e çmimit të veprave të artit, ai punësoi dikë që të shiste veprat e artit të printuara të tij në rrugë. Secila prej tyre u shit për 60 dollarë, dhe ata njerëz me fat që i blenë ato ishin absolutisht të sigurt që ato ishin fallco për shkak të çmimit. Video e publikuar nga Banksy një ditë më vonë u bë virale, dhe tani ato vepra arti vlejnë 20,000 dollarë secila në ankand.
#8 Në vitin 2008, një nga veprat e tij u shit në ankand për 1.7 milionë dollarë
Vepra e artit që ai ngjizi në bashkëpunim me Damien Hirst, “Mbaje pa njolla”, u shit në ankand për 1.7 milionë dollarë në shkurt 2008, duke vendosur kështu një rekord të ri për artin e rrugës!
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/8-things-need-know-banksy