Mirëmëngjes re
Mirëmëngjes diell
Mirëmëngjes o det i shndërritshëm blu i Egjeut
Mirëmëngjes Perëndeshë Athina
Zgjohu...
Zgjohu, Perëndeshë Athina
Perëndeshë Athina kreh flokët e saj
Nëse ‘kreh’ është fjala e duhur për atë që bën ajo
Ose fjala e duhur për atë që bën era
Perëndeshë Athina mbath veshjet e mëngjesit
Ajo bën zgjatjen e saj të gjymtyrëve
Shikojeni teksa shkon
Shikojeni teksa shkon ajo sërish
Shikojeni se si shkon ajo tani
Shikojeni se si vrapon ajo
Shikojeni se si vrapon ajo me shpejtësinë e erës
Sikur të ishte në një film me xhirim të shpejtë
Këtu ajo është duke bërë ushtrimet e saj të mëngjesit
Shikojeni se si i shtendos ajo këmbët e saj
Shikojeni se si i zgjat kofshët dhe shpatullat e saj
Stërvitje e mirë, Perëndeshë Athina
Ndoshta është koha për një zhytje të shpejtë
Që të fresokohet pak nga nxemja e mëngjesit
Që t’i hapë rrugë metabolizmit
Është një ditë e nxehtë mesdhetare
Athina zhytet në oqean
Shikojeni atë teksa vrapon në qiell
Ajo shtrihet shtriqur mbi brigjet e Detit Egje
Përpara se të pijë kafen e saj
Shikojeni se si i gatuan ajo vezët
Ja se si e kalon kohën ajo përpara se të shkojë në punë
Ajo po bëhet gati për punë
Ajo po mbath veshjet e ditës
Çfarë do të veshë ajo
Ajo është Perëdesha e mençurisë, e kuarjos dhe e drejtësisë
Çfarë bën ajo kur shkon në punë
Hamendësimi juaj është po aq i mirë sa imi
Nëse na është dashur ndonjëherë ndonjë Perëndeshë
Tani do të ishte koha
Paç fat!
Paç fat, Perëndeshë Athina!
Burimi: NOWNESS
https://www.youtube.com/watch?v=5Liq4sbF4S4