Nga MoMA Learning

(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)

Fillimi i viteve 1960 solli një zhvendosje të konsiderueshme në artin amerikan, gjerësisht në reagim të suksesit kritik dhe popullor të gjesteve tejet personale dhe shprehëse të pikturimit të Ekspresionizmit Abstrakt. Artistët minimalist prodhuan objekte tredimensionale të zbutura, të çliruara nga përmbajtja përfaqësuese.

Fjalori i tyre i ri me forma të thjeshtësuara, gjeometrike të bëra nga materiale industriale modeste të tilla si tekstile xhami dhe alumin, dhe shpesh duke përdorur sisteme matematikore për të përcaktuar kompozimin e veprave të tyre, sfiduan nocionet tradicionale të mjeshtërisë, iluzionin e tredimensionales, apo thellësisë hapësinore, dhe ideja se një vepër arti duhet të jetë unike në llojin e vet.   

Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/minimalism/