Nga MoMA Learning
(Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut)
Konteksti i pas-luftës
Në vitet që pasuan Luftën e Dytë Botërore, Amerika gëzoi një periudhë të papredecentë rritjeje ekonomike dhe politike. Shumë armikanë të klasës së mesme u vendosën në periferi, e nxitur nga shtëpitë e disponueshme jo shumë të shtrenjta, të prodhura në masë. Një lloji i ri muzike, ‘Rock and roll-i” shpërtheu në kulturën popullore, duke u kthyer në një kolonë zanore të rebelimit adoleshent. Marilyn Monroe po mbretëronte si ylli i filmit, dhe televizioni zëvendësoi radion si një outlet mediatik dominues.
Deri në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, po niste një revolucion kulturor, e drejtuar nga aktivistë, mendimtarë, dhe artistë të cilët kërkonin ndryshimin dhe, madje edhe të përmbysnin, atë që ishte, në sytë e tyre, një rend social mbytës nga konformizmi. Lufta në Vietnam nxiti protestat në masë, Lëvizja e të Drejtave Civile kërkonte barazi për afriko-amerikanët, dhe lëvizja për çlirimin e grave fitoi momentum.
Arti Pop: I frymëzuar nga e përditshmja
Në këto kohë trazirash, eksperimentimi dhe rritje konsumerizmi kur u shfaq një gjeneratë e re artistësh në Britani dhe në Amerikë nga mesi deri në fund të viteve 1950. Këta artistë filluan të kërkonin frymëzim dhe materiale në mjedisin e tyre të menjëhershëm. Ata bënë art që pasqyronte, kritikonte, dhe, ndonjëherë, përfshinte artikuj të jetës së përditshme, mallra konsumi, dhe mesazhet dhe imazherinë e masmedias. Si referencë ndaj kësaj tërheqje popullore dhe angazhimit të saj me kulturën popullore, ky art u quajt Arti Pop.
Artistët pop kërkonin të ishin të drejtpërdrejtë në artin e tyre, duke përdorur breza të guximshëm ngjyrash parësore, shpesh direkt nga tubetat apo kanaçet e bojës. Ata adaptuan metodat komerciale të reklamimit si serigrafinë, apo prodhimin e shumëfishtë, duke i ulur rëndësinë dorës së artistit dhe duke kthyer në diçka subverse idenë e origjinalitetit dhe të vlerës – në kontrast me pikturat abstrakte tejet të shtrenjta, të mëdha Ekspresionistëve Abstrakt, veprat e të cilëve kishin dominuar artin amerikan të pas-luftës. Artistët pop favorizonin minimalizmin, imazhritë e përditshme (madje edhe mondane), dhe doza të rënda ironie dhe mençurie.
Por shumë artistë pop, duke përfshirë Andy Warhol dhe Roy Lichtenstein, ishin shumë të vetëdijshëm për të kaluarën. Ata kërkuan të lidhnin traditat e arteve të bukura me kulturën në masë të televizionit, reklamave, filmit dhe filmave me kukulla. Në të njëjtën kohë, ata sfiduan kufijtë tradicionalë ndërmjet mediumeve dhe teknikave, duke bashkuar pikturën me fotografinë dhe gravurën, duke kombinuar elementët e bërë me dorë dhe të gatshmet apo ato të prodhuara në masë, dhe duke sjellë së bashku objektet, imazhet, dhe ndonjëherë tekstin për t’i dhënë një kuptim të ri.
Burimi: https://www.moma.org/learn/moma_learning/themes/pop-art/