Lynch: Një ide vjen dhe ti e shikon, e dëgjon dhe ti e di. Ideja të vjen si një TV që është në mendjen tënde.
Gazetari: Më kujtove një shprehje të Leonard Cohen që ka thënë, ‘nëse do të dija vendin se nga vijnë këngët e mia, do të shkoja atje më shpesh.’
Lynch: Absolutisht. Ne njerëzit nuk bëjmë asnjë pa asnjë ide. Kështu, ato janë dhurata të bukura dhe unë e them gjithmonë se, dëshirimi i një ideje është si karremi. Ti e hedh karremin dhe nëse kap ndonjë ide që ti e do, atëhëre ajo është një ditë e bukur. Dhe pastaj, e shkruan idenë që të mos e harrosh. Dhe ajo ideja që ti ke kapur mund të jetë vetëm një fragment i asaj të plotës, çafërdolloj gjëje qoftë ajo me të cilën po punon. Por tani ti ke edhe më shumë karrema. Duke menduar për atë fragment të vogël, për atë peshkun e vogël që do të sjellë edhe më shumë ide që ti do ti kapësh dhe shumë shpejt me sa më shumë ide të vijnë, ti ja sapo ke fituar skenarin tënd, ose një karrige, ose një pikturë ose një ide për një pikturë. Idetë vijnë gjithmonë në fragmente të vogla. Unë preferoj t’a mendoj sikur një puzzle-i është i gjithë i plotë në një dhomë, diku atje, dhe pjesët burojnë nga aty për tek ne një nga një, në një kohë të caktuar.
Gazetari: Pra Dabiv ka gjithmonë një dhomë tjetër diku...
Lynch: Kjo është diçka e bukur për ta mendur. Mendoje!
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Fxr-7O1Bfxg
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.