Upanishads (Tekste fetare sanskrite)
Kinemaja është një gjuhë. Ajo mund të thotë gjëra; gjëra të mëdha abstrakte dhe unë e adhuroj këtë gjë. Disa njerëz janë poetë dhe ata kanë një mënyrë të bukur për të shprehur gjërat me fjalë, por kinemaja ka gjuhën e saj. Këshu, me kinemanë ne mund të shprehim një ndjenjë, ose një mendim që nuk mund të paraqitet në asnjë mënyrë tjetër. Kinemaja është një instrument magjik. Për mua është kaq e bukur që të mendoj për këto imazhe dhe tinguj që rrjedhin bashkë nëpër kohë dhe në sekuencë, duke bërë diçka që mund të bëhet vetëm nëpërmjet kinemasë. Është kaq magjike...nuk e di përse, por p.sh., të shkosh në një kinema, drita fiken, është shumë qetësi dhe pasta bie sipari dhe ti futesh në një botë tejtër. Megjithëse kuadrot e një filmi janë gjuajse gjithmonë të njëjta, i njëjti numër në të njëjtën sekuencë, dhe me të njëjtat tinguj, çdo ekranizim i saj është i ndryshëm. Është një qark që fillon nga auditori tek filmi dhe mbrapsht. Çdo person është duke parë, duke ndjerë, duke menduar dhe nga aty nxjerrin secili në mënyrën e saj/tij kuptimin e gjërave. Mua më pëlqejnë historitë që kanë abstraksion dhe kjo është ajo që mund të bëjë kinemaja.
Unë kam qenë një piktor. Pikturoja dhe kam ndjekur shkollë arti. Nuk kisha asnjë interes për filmin. Një ditë po qëndroja ulur në një dhomë të madhe studioje dhe po merresha me një pikturë që ishte për një kopësht natën. Kishte shumë ngjyrë të zezë, me bimë të gjelbra që dilnin nga errësira. Papritur këto bimë filluan të lëviznin dhe pastaj dëgjova erën dhe mendova sa fantastike ishte kjo dhe fillova të mënedoja nëse filmi mund të ishte një mënyrë për t’i bërë pikturat që të lëviznin.
Një ide është një mendim. Ajo ësstë një mendim që përmban shumë më shumë nga sa ç’mendoni ju se ka ai kur mendim vjen tek ju. Por në atë çast ndodh një shkëndijë. Dëshira për një ide është si një karrem. Ti hedh karremin dhe pastaj pret. Dëshira është karremi që tërheq ato peshq për t’i kthyer në ide. Peshqit e vegjël notojnë në sipërfaqe, ndërsa ata të mëdhejnjë poshtë thellë. Nëse do ta zgjeroni mbajtësin e asaj me të cilën po peshkoni, që është, vetëdija juaj, atëherë ju mund të kapni peshq më të mëdhenj.
Kur unë fillova të meditoja isha i mbushur me ankth dhe me frikëra. Kisha një ndjesi dëshpërimi dhe zemërimi. Zëmërimi, dëshërimi dhe vuajtja janë diçka e bukur në një histori, por ato janë si helm për regjizorin ose për artistin. Për të krijuar duhet të kesh qartësi. Duhet të jesh në gjendje që të kapësh ide të reja.
Jeta është e mbushur me abstraksion dhe e vetmja mënyrë që ne të bëjmë kokë apo pil, siç bëjmë me një monedhë, është nëpërmjet intuitës tonë. Intuitë do të thotë të shikosh zgjidhjen. Është bashkimi i emocionit me intelektin. Personalisht mendoj se, intuita mund të mprehet dhe të zgjerohet nëpërmjet meditimit, të zhytesh brenda vetes.
Brenda secilit prej nesh gjendet një oqean vetëdije, dhe ai është një oqean me zgjidhje. Kur zhyteni në atë oqean, vetëdija juaj do të rritet dhe rezultati përfundimtar i kësaj rritjeje të vetëdijes quhet ndriçim që është potenciali i plotë për ne të gjithë.
Në këtë botë, tani, ka shumë, shumë gjera të errta që po rrjedhin dhe shumica e filmave reflektojnë atë botë në të cilën ne jemi duke jetuar. Në histori, tek ato botë ku hyjmë ka, vuajtje, konfuzion, errësirë, tension dhe zemërim, por regjizori nuk duhet të jetë duke vuajtur në mënyrë që të arrijë të tregojë vuajtje.
Negativiteti është si errësira, ti ndez dritën dhe errësira zhduket. Ne jemi si llampat e dritës. Nëse hareja fillon që të rritet brenda nesh ajo është si një dritë. Ju e shijoni atë dritë brenda vetes suaj dhe nëse kjo dritë ndriçohet edhe më shumë, ju do të jeni në gjendje që të shijoni gjithmonë më shumë prej tij. Dhe ajo dritë do të përhapet jashtë më larg dhe më larg. Ndoshta, ndriçimi është larg, por thuhet se, nëse ecën drejt dritës në çdo hap, gjërat do të shkojnë më mirë. Çdo ditë për mua bëhet gjithnjë edhe më e mirë. Dhe unë besoj se, gjallërimi i bashkimit në botë do të sjellë paqe në tokë.
Kështu që, unë ju uroj paqe të gjithëve juve.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=JYFxTO6nDE0