A mund të shpjegosh përse çështja e dashurisë i ka shqetësuar filozofët për shekuj me rradhë? Dashuria është një subjekt i rëndësishëm filozofik, apo jo?

Nuk mund të ma bësh këtë pyetje Amy.

Përse kanë folur gjithmonë filozofët për dashurinë?

Filozofia kështu e ka nisur rrugën e saj. Nëse më pyet për dashurinë në përgjithsi, koka ime është bosh. Dhe përsa i takon arsyes, përse filozofia gjithmonë ka folur për dashurinë, ose nuk do të kisha asgjë për të thënë, ose thjesht do të ricitoja klishe.

Platoni ka folur gjithmonë për të.

Mbase mund të thuash diçka lidhur me këtë.

Një nga pyetjet që mund të bëjmë këtu, është pyetja mbi dallimin ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. A është dashuria, dashuri për dikë apo për diçka? Le të themi që, unë dua dikë. A e dua unë këtë dikë për veçanësinë absolute të asaj që ata janë? Pra, unë të dua ty sepse ti je ti. Apo unë dua cilësitë, bukurinë dhe inteligjencën tënde? A duam dikë për atë dikë që ata janë apo duam dikë për atë diçka që ata kanë? Dallimi ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’ qëndron në zemër të dashurisë, e ndan zemrën. Shpesh thuhet se dashuria të lëviz zemrën. A lëviz zemra ime sepse unë dua dikë për vecçnësinë e tyre absolute, apo a dua atë njeri për mënyrën se si ata janë? Shpesh, dashuria fillon me një lloj joshjeje. Dikush tërhiqet, sepse ai njëriu tjetër është kështu apo ashtu. Anasjelltas, dashuria zhgënjehet dhe vdes kur ti kupton se njeriu tjetër nuk e meriton dashurinë tonë. Ai njeriu tjetër nuk është kështu apo ashtu, pra siç e kishim menduar ne. Pra me vdekjen e dashurisë, njeriu ndal së dashuruari personin tjetër jo për atë që ata janë, por sepse ata janë kështu apo ashtu. Kjo është për të thënë se, historia e dashurisë, zemra e dashurisë, ndahet ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. 

Çështja e të qenit, që të kthehemi te filozofia, sepse pyetja e parë e filozofisë është:

Çfarë do të thotë të jesh?

Çfarë është qenia?

Vet çështja e të qenit në vetvete, është gjithmonë e ndarë ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. A është ‘të qenit’ të jesh dikush apo të jesh diçka? Unë flas për këtë në mënyrë abstrakte, por mendoj se kushdo që fillon të dashurojë, është i dashuruar, ose ndal së dashuruari, është i dyzuar ndërmjet ndarjes së ‘cilit’ dhe ‘çfarë’. Dikush kërkon që të jetë i vërtetë ndaj dikujt – në mëyrë të veçantë dhe të pazëvendësueshme – dhe dikush e percepton që ky person nuk është X apo Y. Ata nuk i kishin cilësitë, tiparet, imazhin, që mendoja se i doja. Kështu, besnikëria kërcënohet nga dallimi ndërmjet ‘cilit’ dhe ‘çfarë’.