Në kulturën tonë, fjala dashuri thuajse e ka humbur kuptimin e saj. Ekziston një histori shumë interesante për një rabin, i cili takon një djalë të ri që po shijonte një pjatë me peshq që ai po hante. Dhe ai e pyet, ‘përse po e ha atë peshk?’. Dhe djali i ri i përgjigjet, ‘sepse më pëlqen peshku.’ Aha, ty të pëlqen peshku dhe kjo është arsyeja përse e nxorre nga uji dhe e zieve atë?! Mos më thuaj që ti e do peshkun, ti do veten tënde.
Dhe duke qenë se, peshku ka një shije të mirë për ty, kjo është arsyeja përse e nxorre nga uji, e vrave dhe e zieve atë. Shumë nga ajo që është dashuri është dashuri peshku. Një djalë dhe një vajzë e re bien në dashuri. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, ky djalë i ri pa tek kjo vajzë dikë që mund t’i plotësojë atij të gjitha këto nevojat fizike dhe emocionale dhe ajo pa tek ky djalë dikë që mund të bënte të njëjtën gjë për të. Dhe kjo ishte dashuri.
Por në fakt, secili është duke kërkuar për nevojat e veta. Kjo nuk është dashuri për personin tjetër. Nëse personi tjetër kthehet në një mjet për kënaqësinë time...kjo është dashuri peshku, nuk është dashuri. Një dashuri e jashtme nuk është ajo që do jap dhe ajo që do marr. Është gabim të mendosh që ti i jep atij njeriu që ti dashuron.
Përgjigjja e vërtëte është që ti do ata njërëz të cilëve ti u jep. Që do të thotë që, nëse unë të jap diçka do të thotë që unë kam investuar vetveten tek ti. Dhe duke qenë se, vetdashuria është diçka e dhënë...të gjithë e duan veten, kështu që ajo pjesë e imja që të është dhënë ty, është ajo pjesë tek ti që unë dua. Dashuria e vërtëtë është një dashuri që jep, jo një dashuri që merr.