Unë jam dheu.
Unë jam në kodra,
Unë jam në lugina,
Unë jam në ferma,
Unë jam në kopshtet frutore.
Pa mua njerëzit nuk do të mund të ekzistonin.
Po ju më trajtoni sikur të isha diçka e fëlliqur.
A e kuptoni që, unë jam një lëkurë e hollë mbi këtë planet?
Dhe që, në fakt, unë jam gjallë?
I mbushur me organizma që rrisin ushqimin tuaj.
Por unë jam i copëtuar,
Rënkoj,
Jam i mbipërdorur,
I sëmurë.
Për shkakun tuaj.
Ju më keni tharë në më pak se gjysmën e asaj që kam qenë 100 vite më parë.
A jeni duke i kushtuar vëmendje?
Unë po kthehem në pluhur.
Kështu që, ndoshta, mund të më trajtoni me pak më shumë respekt.
Ma merr mendja, se ende doni që të ushqeheni apo jo?
Natyra nuk ka nevojë për njerëzt.
Njerëzit kanë nevojë për natyrën.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Dor4XvjA8Wo&list=PL5WqtuU6JrnXjsGO4WUpJuSVmlDcEgEYb&index=7