Pas një periudhe të gjatë mungese nga ekrani, Belén Rodríguez është rikthyer në televizion. E kemi parë në Real Time me 'Amore alla prova - La crisi del settimo anno' dhe tani në Nove me 'Only Fans Comico Show'. Ajo është rikthyer pas një periudhe të vështirë dhe në një intervistë për Repubblica ka folur për depresionin që ka kaluar në vitin 2023: “U fshiva, duke rrezikuar edhe të humbas pak nga popullariteti. Mora përgjegjësinë për t’u ndalur. Ishte jetike, duhej të mbijetoja”. Ajo, ndryshe nga shumë të tjerë, kishte mundësinë të bënte një pauzë: “Ka njerëz që nuk mund të ndalen, dhe ndonjëherë është më mirë. Fakti që nuk mund të ndalesh të imponon të largohesh me mendje. Kur je keq, mendon vetëm për atë. Kam rifilluar punën për të mos lënë shpirtin tim në atë vrimë të zezë. Falënderoj ata që më dhanë mundësinë të kthehem dhe jam mirënjohëse për kuptimin që më dhanë, sepse në disa momente nuk isha Belén e zakonshme”.
Edhe kur ishte larg reflektorëve, Belén vazhdonte të ishte në qendër të thashethemeve. Një mekanizëm që ajo e ka perceptuar si “të padrejtë”: “Kur isha e vogël, e përjetoja me më shumë lehtësi. Kur rritesh bëhet si një ‘hater’ në jetën tënde. Tregojnë budallallëqe ose të vërteta që nuk do doje të dilnin në shesh. Sot jam shumë më e rezervuar. Gjatë vitit kur kam qenë keq, kam qëndruar në heshtje. Por njerëzit nuk e kuptuan, vazhdoja të shfaqesha në gazeta”. Dhe vazhdonte të përballej me urrejtjen: “Përpiqem të mos lëndohem. Nëse je në një fazë të vështirë, kur je më e brishtë, e jeton sulmin si një ofendim. Kam qenë pa lëkurë, kisha ndjenjën se isha nën shënjestër. Pastaj kam pasur nevojë të ndërroja numrin e telefonit për shkak të një ndjekësi. Tani ka liri të shprehjes në rrjetet sociale, por do të duhej më shumë kontroll. Si mbrohen të rinjtë? Djali im (Santiago, nga ish-bashkëshorti Stefano De Martino) më kërkoi të mos e postoja më. Më vonë, e ndryshoi mendjen: ‘Nëse më pëlqen një foto, e poston dhe shohim komentet?’ Isha duke scrolluar komente para tij, duke pasur frikë se do të dalin ofendime. Por gjithçka shkoi mirë, fatmirësisht”.
Në këtë intervistë të re, Belén ka folur edhe për jetën e saj sentimentale, e cila ka qenë mjaft e turbullt në të kaluarën. Mes ish-partnerëve të saj janë Stefano De Martino, me të cilin ka një djalë, Santiago, Antonino Spinalbese, babai i vajzës së saj Luna Marì, Fabrizio Corona, Elio Lorenzoni, Angelo Edoardo Galvano. Megjithatë, prej kohësh nuk ka pasur lajme për dashuri të reja. Në janar të këtij viti, gjatë marrjes së 'tapiro d’oro' nga Striscia la Notizia, Rodríguez kishte sqaruar se ishte beqare dhe do të donte të qëndronte e tillë: “Kam dëshirë të qëndroj vetëm, në paqe”. Më pas, me shaka, kishte shtuar: “E kam mbyllur me burrat, nga tani do bëhem lesbike”. Në intervistën e re, Belén ka riafirmuar se është “beqare prej një kohe”, por është gati të dashurohet përsëri. Megjithatë, tani dëshiron “të takojë një burrë më serioz, më të madh, që të mos jetë në garë. Mjaft me mekanizmat toksikë që nuk çojnë në asgjë të mirë. Nuk do ta ndaj më jetën time me dikë që nuk ka ndjeshmëri emocionale dhe që është i paaftë të kuptojë se edhe unë vuaj”.