Ben Affleck është “më i lumtur seç ka qenë ndonjëherë vitet e fundit” pas divorcit të tij nga Jennifer Lopez dy muaj më parë, ka thënë një burim për Page Six. Sipas informacionit, fituesi i Çmimit Oscar është “në një humor shumë më të mirë kohët e fundit” dhe është “i emocionuar” për këtë kapitull të ri të jetës së tij.
“Ben nuk ka qenë në kontakt të rregullt me Jennifer që pas divorcit, përveçse kur ka të bëjë me aktivitetet shkollore të fëmijëve të tyre,” ka thënë burimi.
52 vjeçari “nuk ka ndjenja të këqija për Jennifer, por ai do të preferonte të mbante një distancë.” Sipas burimit, ylli i “Gone Girl” nuk e sheh të arsyeshme të mbeten miq të ngushtë.
Affleck dhe Lopez filluan të dalin në vitin 2002 pas xhirimeve të filmit “Gigli”. Ata u lidhën për herë të parë në nëntor të atij viti, por u ndanë në janar të 2004. Dyshja rilidhën romancën e tyre dhe u angazhuan për herë të dytë disa vite më vonë, në vitin 2021.
Në gusht, në përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre martesore (të cilën e mbajtën pas një martese sekrete në Las Vegas më 17 korrik 2022), Lopez kërkoi divorc nga ylli i “Batman”.
Ben ishte i martuar më parë me Jennifer Garner, 52 vjeçe, nga viti 2005 deri në 2015. Ata kanë së bashku tre fëmijë: Violet, 19 vjeç, Seraphina, 16 vjeç dhe Samuel, 13 vjeç.