Gashi, reperi shqiptar me popullaritet ndërkombëtar, ka bërë një deklaratë bombastike mbi bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën. Në një intervistë për Meriton Mjekiqin, Gashi ka zbuluar reagimet që ka marrë nga shokët e Ledrit pas publikimit të këngës “That’s mine”.

Sipas Gashit, pas publikimit të këngës, disa shokë të Ledrit e kontaktuan, por jo për ta përgëzuar, siç mund të pritej, por për t’i thënë se ai kishte bërë një gabim duke bashkëpunuar me të. “Kur e kam bërë këngën me Ledrin, njerëzit e tij, shokt që rrinë me të më kanë thirr e më kanë shkru ‘Pse ke bë këngë me të?’ duke me thënë se unë e kam qitur veten poshtë me atë bashkëpunim”, rrëfeu Gashi.

Pavarësisht komenteve negative që mori, Gashi theksoi se nuk është penduar për bashkëpunimin dhe se ai e konsideron Ledrin si një nga artistët më të mrekullueshëm. Ai gjithashtu vlerësoi shumë familjen e Ledrit, duke thënë: “E dua babain e tij, nënën, familjen e tij, ata janë njerëz shumë të mirë”.

Edhe pse Gashi nuk e zbuloi se kush nga shokët e Ledrit i dha ato mesazhe, duket se ai ka mbetur i fortë në qëndrimin e tij dhe është i kënaqur me këtë bashkëpunim, të cilin e konsideron një hit të suksesshëm.