Në episodin e ri të “Je bre normal” me Meriton Mjekiqi, i ftuar ishte Gashi, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, i njohur për sukseset e tij dhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës. Gashi ndau më shumë detaje mbi karrierën e tij, label-in që ka krijuar dhe shumë aspekte të tjera të jetës dhe punës së tij, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte rrëfimi i tij për lidhjen me këngëtaren e njohur Adele.
“Po, kurrë nuk kam folur për të, por po, kam qenë me të. E kam dashur. Ishim shumë mirë bashkë. Kemi qenë së bashku që nga 2019 deri në vitin 2021. Akoma jemi miq. Vetëm gjëra të mira them për të,” – ka thënë Gashi, duke shtuar se është ende i lumtur për të dhe për partnerin e saj aktual.
Artistit iu kërkua më shumë detaje për këtë lidhje, por ai theksoi se ka gjithmonë “shumë respekt për të”dhe gjithmonë ka preferuar të ruajë privatësinë e kësaj marrëdhënieje. Ai gjithashtu theksoi se asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë lidhje publikisht, edhe kur ka pasur pyetje rreth saj.