Pas largimit të papritur të Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, mes reagimeve në rrjetet sociale ka spikatur edhe ai i Olta Gixharit.

Në një postim të ndjerë, Olta ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj me Eglin: “Një përqafim shumë të ngrohtë sot për Egli Tako!”

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mesazhi që Olta ka ndarë, duke cituar:

“Karma thotë: Ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. Por sepse e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë.”