G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pas lajmit se babai i tij ishte shtruar në spital. Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka rrëfyer se gjatë udhëtimit nuk është ndjerë mirë, duke përjetuar një gjendje të rënduar shëndetësore, që kulmoi me humbjen e ndjenjave në avion.

“Uou… çfarë fluturimi mbrëmë. Duke u dridhur nga ethet, me 39 temperaturë. Stomaku copash nga ilaçet. Në mendje kisha babin që ishte në spital. Humba ndjenjat dhe desh u fika, 1 orë e 30 minuta para se të mbërrinim në destinacion, në 12,000 metra lartësi,” shkroi G-Bani në Instastory.

Ai falenderoi pasagjerët shqiptarë në bord për reagimin e menjëhershëm dhe ndihmën e dhënë në ato momente të vështira. “Faleminderit Zotit për pasagjerët shqiptarë që nuk janë të ‘ftohtë’, u çuan menjëherë të më ndihmonin,” tha ai.

G-Bani nuk la pa përmendur edhe një “engjëll”, si duket një vajzë, për të cilën shprehet “Na shihte gjithë avioni sa shkojmë. Mendoje një herë se ti labe unë mirditor, sukses i garantuar, o zemër!“