Prime i kësaj të marte në Big Brother VIP Albania nisi me një moment krejt të pazakontë dhe emocional. Moderatori Ledion Liço u fut në shtëpi për t’i dhënë një lajm të rëndësishëm dhe të trishtë banorit G Bani.

Babai i G Banit ka pësuar një ishemi dhe ndodhet në spital në Londër, me gjendjen aktualisht të stabilizuar. “Keni kaluar disa ditë jo fort të mira për shkak të gripit, por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush, që duhet t’ia thoja vetë. G Bani, pak kohë më parë na kanë njoftuar se babai yt është sëmurë dhe ndodhet në spital. Ka pësuar një ishemi dhe për momentin gjendja është e stabilizuar. Mami dhe vëllai e dinë sa shumë ti e do këtë eksperiencë, por ata duan që të ndodhesh pranë tij këto momente. Produksioni të ka prerë biletën e avionit që të nisesh për në Londër që tani,” tha Ledioni.

I prekur nga lajmi, G Bani nuk e mendoi dy herë dhe menjëherë vendosi të largohet nga shtëpia e Big Brother për t’u gjendur pranë babait të tij në këto momente të vështira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shared post on


Ky largim i papritur preku jo vetëm banorët, por edhe ndjekësit e reality show-t, duke sjellë një valë emocionesh dhe mbështetje për G Banin dhe familjen e tij.