Reperi i njohur shqiptar Unikkatil ka reaguar për herë të parë pas humbjes së rëndë të vëllait të tij, Mentor Palokaj.

Në një postim prekës në Instagram, Viktor Palokaj (Unikkatil) ka ndarë disa fotografi me të ndjerin, duke i dhënë lamtumirën vëllait të tij të shtrenjtë. Ai e përshkruan Mentorin si jo vetëm një vëlla, por edhe si mikun e tij më të ngushtë dhe njeriun që i ka qëndruar pranë në çdo moment të jetës.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa!” — ka shkruar ai.

Dhimbja e reperit është ndjerë thellësisht në këtë mesazh, ndërsa fansat dhe miqtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta në komente, duke i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial)