Disa kohë ka kaluar që nga zërat e para mbi mundësinë që Diola Dosti dhe Erolld Belegu të jenë në pritje të fëmijës së parë së bashku. Por deri më tani, asnjë konfirmim dhe as mohim nga ana e tyre.

Megjithatë, një fotografi e fundit ka sjellë sërish vëmendje. Në këtë foto, Diola duket krah Erolldit, por ajo që tërheq vëmendjen është fustani i saj që duket se është fryrë rreth pjesës së barkut. A është ky një 'hint' i mundshëm për një lajm që ende nuk është konfirmuar?

Është e vështirë të themi, dhe tani mbetet të presim reagimin e tyre, që mund të na sqarojë gjithçka.